• |
ide | kryesore

Ligue 1, tifozi i Nantes futet në fushë dhe i ndalon një gol skuadrës së tij: gëzohen lojtarët e Marseille

-Instant, Sport
Nantes


Vërtet e pabesueshme ajo që ndodhi në Nantes, me rastin e ndeshjes së Ligue 1 mes vendasve dhe Olympique Marseille. Me rezultatin 1-1, në kohën shtesë, një tifoz vendas i veshur me fanellën e verdhë të Nantes pushtoi fushën. ‘Kanarinat’ ishin në zonën e rreptësisë për aksionin e fundit sulmues të ndeshjes dhe hyrja e tij efektivisht e detyroi arbitrin të ndërpresë ndeshjen. Një vendim që e privoi ekipi i tij nga mundësia e kompletimit të përmbysjes.

Nga pamjet, dinamika është më se e qartë. Aksioni po zhvillohej nga e majta dhe topi u pasua në qendër. Në trajektore, fatkeqësisht, është pikërisht tifozi i ndjekur nga dy roje sigurie. Ata e bllokuan dhe e shoqëruan atë jashtë fushës, por aksioni për gol u ndalua. I furishëm zemërimi i trajnerit të Nantes Aristouy, për atë që ndodhi e që në mënyrë të pabesueshme privoi Nantes nga një fitore e mundshme.

Lexo më tej: Mavuba i kthehet keq Messit e mbron PSG: “Nuk e donte askush, nuk duhet ta harrojë”

Sa për kronikën, filloi në mënyrë të përkryer ndeshja për Marseille në Nantes. Goli i minutës së katërt të Ismaila Sarr u dha miqve epërsinë përpara se debutuesi i vendasve Bastien Meupiyou të përjashtohej pesë minuta më vonë. Por Les Canaris përdorën vështirësinë në avantazhin e tyre dhe barazuan me Mostafa Mohamed para pjesës së parë. E kështu përfundoi gjithcka me nga një pikë. Marseille mund të mbetet e pamposhtur, por është sigurisht e zhgënjyer me rezultatin dhe paraqitjen.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *