• |
ide | kryesore

Berisha: Pëllum Gjoka ishte mik për kokë me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme kur tha se biznesmeni Pëllumb Gjoka, që ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, donte të emëronte kreun e SPAK.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të librit “Farsa elektorale e 14 Majit” ku ndër të tjera Berisha shtoi se Pëllumb Gjoka është mik me kryeministrin Rama.

“Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës. Ai po emëronte kreun e SPAK.

Kondili, që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër bashkë me një tjetër, shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale, sa mori Kondili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.

Kondili, të cilit bodyguardi i Pëllumb Gjokës i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro, do na dilte nga Rama edhe kryetar i SPAK”- u shpreh Berisha.



16 Comments

  1. O sale drejtesia ka punen e vet o vlla. Mbete me keto denoncimet si ne 2003. Per kuriozitet ka ndryshu ndonje vote nisur nga keto qe thu????

  2. Sali vazhdo denonco sa me shume, keto i di dhe ambasada e USA qe hesht! Turp ambasada e nje vendi aq te madh qe neperkembet nga krimi!

  3. Ti mir ben qe denoncon, po jep dhe ndonje burim infromacioni ose ndonje prove, qe te mos mendojn njerezit se edhe ky eshte si puna e atij muhabetit te Velis ne Iran.

  4. Asnje dallim nuk ke me Ramen dhe Meten. Jeni te nje kazani alla Ramiz Alia. Nuk te beson me kush ty o z. Berisha. Ate qe thua ne mengjes e ndrishon ne dreke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *