• |
ide | kryesore

Varhelyi: BE duhet të hapë dyert për anëtarë të rinj deri në vitin 2030

Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat në Ankara se dyert e BE duhet të hapen për anëtarë të rinj deri në 2030.

Varhelyi deklaroi se Komisioni duhet të jetë gati të lejojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030, referuar propozimit të bërë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Samitin e Bledit në Slloveni.

“Nga ana jonë, ne kemi punuar pa u lodhur për këtë qëllim, kështu që jam shumë i lumtur që më në fund shoh se shtetet anëtare gjithashtu kanë filluar të lëvizin dhe mobilizohen politikisht dhe të gatshëm të investojnë politikisht për të pasur anëtarë të rinj të BE-së deri në vitin 2030”, tha Varhelyi.

Oliver Varhelyi nuk është zyrtari i parë i lartë i Bashkimit Evropian që mbështet një kornizë kohore më ambicioze për zgjerimin e familjes europiane.

Më herët, edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell mirëpriti një afat për zgjerimin, duke argumentuar se kjo do të “mobilizonte energjinë e Bashkimit Evropian dhe atë të shteteve kandidate”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *