• |
ide | kryesore

Përmbytjet, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi


Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Greqi pas përmbytjeve që kanë pushtuar shtetin fqinj këto ditë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u bën thirrje shqiptarëve që janë prekur nga përmbytjet që t’i drejtohen ambasadës shqiptare në Athinë.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithë zemër me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë????, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 00030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it [email protected]”, shkruan Rama.


8 Comments

  1. Kur u be i ndjeshem ky KM . E paska zene meraku per shqiptaret ne Greqi se rrezikokan nga

    permbytjet. Cfare hipokrizie. Ky qe ka prish me mijera shtepi duke lene famijet ne rruge te madhe,

    ky qe u ka hedhur ne 5 te mengjesit gaz lotsjelles femijve brenda ne shtepi, ky qe ka fut mbi

    38 mije qytetare vetem brenda nje viti ne burg per fatura 30 mijelekeshe nderkohe qe u ka dhene

    personave ne kerkim 90 mije euro ne dite per inceneratore qe nuk ekzistojne, ky qe dyfishon

    e trefishon pagat e qeveritareve e depudeteve dhe as merr mundimin jo vetem per ti rrit por

    as per ti indeksuar pensionet qe jane sa nje dite pune ne Greqi.

  2. Hajde shtet hajde! Kur ske halle ne vendin tend perpicesh ti ndihmosh te tjeret. Ky i ini eshte udheheqesi qe i duhet botes. Nese Usa nuk do kishte kufizime se kush behet president, Amerika do njihte maja te tjera. Lum ne qe e kemi

  3. Meraku i nje udheheqesi te mire per njerezit e tij, ne nje moment te jashtezakonshem si ky, kur Zoti duket sikur i ka hedhur Greqise 10 mallkimet e Egjyptit.

  4. JP meraku i udheheqesit tend eshte si tu a beje jeten sa me te veshtire shqiptareve qe te

    ikin nga ky vend .

  5. Nuk me rezulton.

    Eshte kapitalizmi dhe tregu i lire i punes qe eshte shume me i zgjuar se sa ai.

    Nqs. Ju shqiptaret do te ishit njerez te hajrit dhe jo hileqare e mashtrues, qe shisni voten per nje the miell, Rama por… edhe vete Birisha… thjesht to aplikonin ligjet e Adam Smith-it. Dhe gjithcka do ishte ok.

    Por ju shqiptaret jeni kokrra legenash qe shtireni si gjynafqar.

    Keni mentalitet hajduti. Jeni meskine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *