• |
ide | kryesore

Dëme të natyrës profesionale e të imazhit: Bonucci hap çështje kundër Juventus

-Instant, Sport
Bonucci


Historia mes ish-kapitenit Leonardo Bonucci dhe Juventus do të përfundojë në gjykatë. Mbrojtësi, i cili u transferua te Union Berlin në orët e fundit të afatit të merkatos, pasi u la jashtë projektit nga klubi, ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj torinezëve. Bonucci procedon kështu në vijim të veprimeve ligjore të parashikuara në marrëveshjen kolektive. “Dëme të natyrës profesionale dhe të imazhit” është motivi për kërkesën e dëmshpërblimit financiar.

Pas shumë triumfeve të përbashkëta, rrugët e mbrojtësit Bonucci dhe Juventus do të kryqëzohen sërish. Jo në fushë, por me letra të stampuara dhe kërkesa për dëmshpërblim. Këto janë motivet e paraqitura në Gjykatë nga mbrojtësi dhe avokatët e tij.

Lexo më tej: Bonucci në Champions me Union Berlin, Juventus do ta shohë nga ekrani: “Do t’i përshëndes tifozët”

Ish-mbrojtësi i Juventus kundërshton mungesën e kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes të vëna në dispozicion nga Juventus gjatë presezonit. E gjitha në kohën kur ata vendosën të ndaheshin nga lojtari, që nuk mund të stërvitej më me pjesën tjetër të grupit ose të frekuentonte të njëjtat hapësira. Një situatë e cila, siç pretendojnë avokatët e Leonardo Bonucci, i ka shkaktuar sportistit dëme profesionale dhe imazhi.

SHUMË E PËRFITUAR DO TË DHUROHET

Një betejë parimore dhe jo ekonomike ajo që Bonucci vendosi të ndërmerrte kundër Juventus. Mbrojtësi u ndje i braktisur, pasi u përjashtua edhe nga lista e lojtarëve të thirrur për Serie A. Në lidhje me këtë, vetë lojtari saktësoi se çdo shumë që do të përfitohet nga kjo cështje si kompensim financiar do t’i dhurohet Neuroland. Bëhet fjalë për një shoqatë që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike të Spitalit të Fëmijëve Regina Margherita në Torino dhe Live Onlus, e cila nëpërmjet të ardhurave nga ankandet e materialeve që u përkasin sportistëve të profilit të lartë, blen dhe dhuron defibrilatorë për t’iu ndarë klubeve sportive, shkollave dhe bashkive.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *