• |
ide | kryesore

Performuesit e MTV Video Music Awards 2023

Paparazzi, Slider


Çmimet MTV Video Music Awards 2023 do të jenë të mbushura me performanca që duhen parë.

Së fundmi u njoftua se Cardi B dhe Megan Thee Stallion do të ribashkohen për një performancë debutuese të këngës së tyre të sapopublikuar, “Bongos”, ndërsa Bacardi është duke sponsorizuar një finale që përmban disa nga këngët më ikonike të hip hopit të interpretuara nga DMC. Doug E. Fresh, Grandmaster Flash and the Furious Five, LL COOL J, Lil Wayne dhe Nicki Minaj.

Minaj po rikthehet gjithashtu në skenën e VMA-ve këtë vit  për një performancë të këngës së saj të re, “Last Time I Saw You”. Është viti i dytë radhazi që reperja  do të presë dhe do të performojë pasi shërbeu në të njëjtin rol për spektaklin e vitit 2022.

Në krye të këtyre artistëve, Olivia Rodrigo po rikthehet për një performancë speciale në ceremoninë e këtij viti pas debutimit të saj në 2021. Dhe përveç homazit të hip hopit, Lil Wayne, i nominuar këtë vit për Hip Hopin më të Mirë, do të bëjë një rikthim të shumëpritur ku do të performojë për herë të parë live këngën e tij të re “Kat Food”.

Sean “Diddy” Combs, i cili do të nderohet me Çmimin Global Icon dhe Shakira, e cila do të pranojë çmimin Video Vanguard, do të performojnë gjithashtu gjatë shfaqjes së çmimeve për herë të parë në gati dy dekada.

Lista e performancave  nuk ndalet me kaq. MTV zbuloi se Anitta, Doja Cat, Kelsea Balerini, Demi Lovato, Karol G, Måneskin, Stray Kids dhe TOMORROW X TOGETHER do të ngjiten në skenë për shfaqjet e tyre./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *