• |
ide | kryesore

Burgosja e Belerit/ Greqia vë në dyshim mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, ka folur sërish për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg prej 12 majit. Në një konferencë në Athinë, Gerapetritis, ndërsa ka folur për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe shteti i së drejtës, referuar këtu Shqipërisë.

I pyetur mbi “çështjen Beleri”, Gerapetritis tha se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij, “përbën një devijim nga e drejta evropiane”, si dhe “shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”.

“Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij.

Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”, është shprehur ai.

Pjesë nga fjala e tij:

Secili vend ka karakteristikat e veta të veçanta dhe ne duhet t’i respektojmë ato, por gjithashtu duhet të respektojmë termat dhe kushtet e vendosura nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Këshilli Evropian, dhe që kanë të bëjnë me respektimin e rregullave themelore të Bashkimit Evropian.

Sidomos në mesin e tyre, në radhë të parë vlerësoj respektin për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Sot pata rastin të diskutoj me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti të vendit fqinj, për të konstatuar çështjet që dalin dhe për të përcjellë qëndrimin themelor të vendit tonë, që në parim ne kërkojmë dhe inkurajojmë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Megjithatë, respektimi i shtetit ligjor kërkon edhe një qëndrim praktik, i cili tregohet në jetën e përditshme dhe jo vetëm në institucione.

Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij.

Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleris, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor.

Prandaj, po, në parim ne mbështesim me gjithë zemër integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por duhet treguar respekt për parimet e Bashkimit Evropian, të cilat në një masë të madhe janë edhe parime universale dhe kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës.


6 Comments

  1. Qe Greqia do e pengoje Shqiperine per te hyre ne BE eshte lajm i mire per hajdutin..Mund ta kete bere me qemlim, Pranimi i vendit ne BE nuk mirepritet nga ai sepse nuk mund te jete me i lire te beje ç’te doje e te vjedhe parate e evropes. Nga ana tjeter si antishqiptar qe eshte i vjen mire…

    1. Nese vertet ka shkelur ligjin duhet te rrije ne burg nuk ka rendesi car shtetasi eshte Greqia duhet ta harroje presionin e ti beje shurren keti shteti sic ja ka bere deri dje greqia ta harroje presionin nuk e ha me njeri nuk jemi ne vitet 1990 -2000 qe na shkelnin me kembe

  2. Fjali qe nuk kane asnje baze, sepse po kerkon te aplikoje principe te paqena dhe te pashkruara ne nje shtet tjeter. Eshte qesharake po Grekerit nuk po munden te gjejne asgje dhe i referohen keshillit te Evropes i cili nuk eshte as ne EU. Do zgjidhet si gjithmone, asgje

  3. Na plasi se nuk do Gerqia.
    Na plasi se nuk na fusin ne BE.
    Mbase eshte me mire,. Ata qe jane ne BE po bejne plane per te ikur..

  4. vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

    1. Në Pekin ka filluar gjyqi i «ba.ndës së të katërve•, që është bërë «banda e të dhjetëve», pa përmendur të panumërtit e tjerë që quhen •pasuesit e bandës së të katërve» dhe që gjykohen në mënyrë ekstensive nëpër provinca. Ky është gjyqi i të gjallëve dhe i të vdekurve, por mbi të gjitha është gjyqi i Mao Ce Dunit. Pjesëtarët e «bandës së të katërve» gjykohen kryesisht si banditë e vrasës të qindra mijë njerëzve dhe jo si kundërshtarë politikë të grupit të Liu Shao Çisë e të Ten Hsiao Pinit me kompani. Gjykimi i të akuzuarve si njerëz politikë do ta çonte larg bandën e Tenit, pse do t’i hapej ose duhej t’i hapej tërë peta lakrorit, që do të thotë të dilte në dritë e vërteta mbi Kinën e ashtuquajtur socialiste, ku, në realitet, socializëm nuk po ndërtohet dhe të shpjegohej politika e Mao Ce Dunit, e Liu Shao Çisë, e Çu En Lait, e Tenit dhe e një numri të madh rrymash politike që përplaseshin atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *