• |
ide | kryesore

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: katër arbitra shqiptarë, kryesor Jorgji, gjykojnë në grupet e Champions League

-Instant, F1, Sport
Jorgji



Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të ngjisin shkallët e karrierës në arenën ndërkombëtare. E së fundmi një lajm i mirë vjen nga UEFA. Për herë të parë në histori, një katërshe arbitrash shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në Champions League. Enea Jorgji dhe asitentët e tij do të jenë kështu prezent në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se arbitrat, kryesori Enea Jorgji, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Young Boys-Leipzig, që do të luhet më 19 shtator në Zvicër.

Një rast i paprecedent që konfirmon rritjen e bilbilave shqiptar në hierrkinë e UEFA-s. Një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që marrin një vlerësim të tillë nga UEFA. Kjo vërteton edhe një herë rritjen e kualitetit të arbitrimit shqiptar. Në të kaluarën arbitrat shqiptare kanë drejtuar ndeshje ndërkombëtare të niveleve eliminatore apo edhe miqësore ndërkombëtar të rëndësishme. Asnjëherë më parë, në fakt, ata nuk kanë gjykuar ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Lexo më tej: “Penalltia? Tregoja Jorgjit e jo mua, se unë aty isha”: Gega i tërbuar me arbitrin që Salihi i grisi kartonin dikur

Enea Jorgji është promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA në kategorinë e pare. Ndërsa me paraqitjet e tij në Europë, ai synon që shumë shpejt të arrijë në kategorinë më të lartë të arbitrimit “Elite”, që në fakt është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e arbitrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *