• |
ide | kryesore

Braçe-Tabakut: Numrin e pensionistëve nuk e rrit as qeveria, as emigrimi

Lajme, Të fundit



Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend denoncoi dështimin e skemës së pensioneve, të përdorur vitet e fundit nga mazhoranca socialiste.

Sipas shifrave të saj nga INSTAT, raporti i kontribuesve me atë të pensionistëve tashmë nuk është ashtu siç duhet, dhe arsyet që paraqet Tabaku lidhen me emigracionin e informalitetin e lartë në vend.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka replikuar me deputeten demokrate, duke paraqitur shifrat nga ana e tij.

Sa i përket arsyeve të paraqitura nga Tabaku, Braçe u shpreh se numrin e atyre që dalin në pension, nuk e rrit qeveria, as emigrimi, por lindjet në vitet ‘50-‘60.

“Kur flet për një çështje kaq sensitive siç janë pensionet, që lidhen me një masë njerëzish, 686 mijë, saktësia është themelore. Raporti i numrit të kontribuesve me pensionet e pleqësirsë në këtë vende në vitin 2013 ishte 1.2 me 1, në 2015-ën ishte 1.50 me 1 dhe në vitin 2022 ishte 1.42 kontribues me 1 përfitues.

Shkalla e mbulimit të popullisë në moshë pune me kontribues ishte 36 , në fund të 2022 është 41.8. Shkalla e mbulimit të forcave të punës nga kontribuesit, 2015 ishte 56.12, në fund të 2022 ishte 60.03 pra është rritur mbulimi. Shkalla e mbulimit të punësuarve në 2015 ishte 68 përqind, ndërsa në 2022 ishte 67.7.

Të gjithë treguesit dëshmojnë që skema ka qëndrueshmëri dhe natyrisht është rritur efekti i mbulimit për t’i dhënë garanci skemës. E fundit, duhet të kuptojmë si funksionon skema e pensioneve. Të thuash që është rritur numri i atyre që dalin në pension, duhet të kuptosh se nuk i rrit qeveria, as emigrimi por lindjet në vitet ‘50-‘60 dhe në atë kohë nuk kam qenë as unë, as zonja që është ktu.”, tha Braçe.



3 Comments

  1. Erion kuçka, po fol more unisex per rritjen miserabel te pensioneve , ,….. shqiptaret ushqejne prinderit ne moshe ,po ka kurveri me te madhe dhe ktej rrisin pagat e plehrave te drejtesise qe i kane emeruar per qellimet e tyre ,..po me thoni a ka popull me kar ne bote qe voton e mbeshtet kto letyra qeverisese,…….

  2. Malesor, nuk cke me i shtuar ketij sekti se mbase harrojme ndonje nga bemat e kesaj band, pushtet gangsteresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *