• |
ide | kryesore

Juventus, koha e kundër-analizave për Pogba: rruga për vetëm një vit pezullim

-Instant, Sport
Juventus



Paul Pogba kërkoi kundër-analizë në kampionin e urinës B në të cilën u gjetën gjurmë testosterone. Kjo ndodhi në testin antidoping të bërë para Udinese-Juventus më 20 gusht. Pothuajse është koha kur pritet të kuptohet nëse analizat e dyta do të konfirmojnë edhe rezultatet e të parit – siç ndodh pothuajse në të gjitha rastet -. E megjithatë, që nga dita e lajmit të pozitivitetit kjo ishte rruga e ndjekur (menaxherja Pimenta kishte komentuar: “Presim rezultatin e kundër-analizës”).

Pas rezultateve të testeve do të hapet hetimi në të cilin lojtari do të merret në pyetje. E që nga ai moment do të kuptohet linja e saktë e mbrojtjes e vendosur së bashku me shoqëruesit e tij. Në rast shkeljeje rrezikohet skualifikimi prej katër vitesh, ndërsa ndalim dyvjeçar nëse vërtetohet marrja e pavullnetshme.

SKENARËT E DËNIMIT

Në rastin e parë, mund të mbërrijë një ulje me 1 vit nëse Pogba pranonte se kishte marrë substancën e ndaluar, pa apeluar në Gjykatën Kombëtare Anti-Doping dhe pa shkuar në CAS. Do të ishte sidoqoftë një ndalesë trevjeçare e cila, në moshën 31 vjecare, do të nënkuptonte fundin e karrierës në futbollin e madh. Nëse kalohet në rastin e dytë, me një rrëfim të detajuar që tregon me saktësi marrjen jo të qëllimshme, zbritja maksimale do të ishte gjysma e dënimit. E në atë pikë, me një skualifikim një vjeçar, perspektivat – megjithëse gjithmonë të rënda dhe për të cilën Juventus do të rezervonte ende të drejtën për të vendosur për vazhdimin e marrëdhënies – do të ishte krejtësisht ndryshe.

Lexo më tej: Pogba do të paguhet më pak se një lojtar në Shqipëri: po mendohet pranimi i fajësisë

Pastaj është edhe skenari i betejës ligjore që do ta çonte lojtarin të zgjidhte rrugën e TNA dhe CAS. Në nivel personal do të nënkuptonte dëshirën për të bërtitur pafajësinë e tij absolute, por që do të kishte një ndikim të madh në kohët e proves. E, për rrjedhojë, një përfundim të pasigurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *