• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan në Beograd i kënaqur me takimin në Bruksel: Serbia i kishte bërë detyrat e shtëpisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Christopher Hill



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se përshtypja e tij pas takimit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ishte se “ka pasur njëfarë progresi për Serbinë”.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka deklaruar se negociatat e së enjtes në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishin “vërtet të vështira”, por se Serbia i kishte “bërë detyrat e shtëpisë dhe ishte përgatitur mirë”.

Diplomati amerikan shpreson që procesi i dialogut të vazhdojë, dhe se Serbia me pjesëmarrjen në të mund të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Takimi i nëntë ndërmjet Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it nuk prodhoi ndonjë rezultat.

Sipas Shefit të Diplomacisë së BE-së ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiç-i e pranoi.

Borrell tha se Kurti këmbënguli që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiç kërkoi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Kurti dhe Vuçiç, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.

Kurti tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiç-it, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit. Ky është thelbi i gjithçkaje”.



5 Comments

  1. Hilli i madh (sa nje koder) i dikurshem, sa po zvogelohet, dita dites, me keto servilizmat ndaj serbeve, qe deri dje me dukeshin me shume si taktika dinakerore per ta “bere budalle” Serbine, (e qe ne fund as s’ia arriti por po arrijne serbet ‘ti bejne budalle te gjithe keta diplomato-emisaret). Po cdetyra shpie beri serbia o Hill qe me flet kodra mbas bregut? Nejse , kur po durojme lloj lloj ambasadori ne beograd (qe nga ai palesinezi, qe i eshte mekur zeri qe kur ju hakmorrem dhe vendosem ambasaden aty ku ai as se imaginonte), e deri tek ambasadori ukrainas ne Beograd, qe shpesh zevendesoi mekjene zerit te palestinezit, me po aq deklarata idiote sa ai, e jo me mos te durojme ty, qe perfaqeson shtetin me aleat te shqiptareve. Nejse , ti thua ato qe thua, per arsye qe dihen, dhe SHBA e vertete , pikerisht sot, e jo dite tjeter na dha 35 milion euro.(si per te thene qe mos e vrisni mendjen per presionin e europianeve, se jemi ne me ju, pavaresisht cfare themi ne publik). Ndersa ti Hill, vazhdo shijo ndonje prosti serbe qe te kane servir ,se aq patriot jane serbet,(megjtihese une kete nuk e quaj patriotizem) sa edhe vete Vucici ta sjell gocen apo motren e tij, vetem te fitoje dicka serbia, e jo me nje serbe tjeter. Keshtu kane bere brez pas brezi qe nga perandoria Osmane e deri me sot.

  2. O Hill Kodra,detyrat e shtepise pa asnji gabim i ka ba’ Albin Kurti.
    Ndersa Vuvuvucuku ka ba’ nji gabim te madh ne detyrat e tij.Ai don vetem REPUBLIKA SERBSKA ne Kosove.Ky asht gabimi madhor i tij.
    Coptim te Kosoves sic deshti Vuvuvucuku,Edvinuku,Thaquku disa vite ma pare.
    NUK KA PER TE NDODHE!
    Ne se SHBA dhe BE nuk heqin dore nga llastimi qe po i bajne serbise,benzina asht ne terren,cakmaket jane gati per shkendije.
    Lufta 1-re Boterore ne Bosnje Hercegovine,
    e treta ne Kosove.

    1. Mire e ke Shpellarios Lalucioti.Dhe po ndodhi L III B ne Kosove , prape ndodh per faj te serbeve. Lufta e pare dihet qe ndodhi per shka te serbeve. e dyta ndodhi si pasoje e te pares (pra qe e copetuan Gjermanine pa te drejte)pra prape si pasoje e fajit te serbeve, dhe e treta (po ndodhi,por sbesoj se ndodh se Rusia e dikurshme nuk egziston me, e klyshi pa ndihmen e babes, sguxon as te lehe e jo me te luftoje) per faj te serbeve. Kaq luftera te shkaktuara nga serbet,pa llogaritet lufterat Ballkanike apo me vone gjenocidet serbe te viteve 90ta,dhe prape miqte tane perendimore nuk e kuptojne qe zgjidhja eshte pikerisht aty, te serbet. Pra meqe zhdukja e serbeve per fat te keq smund te behet, te pakten t’i behet cfare mund ti behet serbise.Minimumi sanksione te egra e te pameshirshme ekonomike qe mos tkene as para per mbijetese, vendosje vizash, izolime, coptime territoriale etj

    1. Dhe themi që Amerika mikja me e madhe e shqiptarëve!!! Po shihet që nuk qeka aspak e vërtetë.Ajo ka ndryshuar tërësisht sidomos që PD Amerikane është kapllosur nga Sorros.Nuk është e rastit që dhe në Shqipëri bëhet e njëjta politikë si Kosovë.Te jep përshtypjen që duan të shkatërrojnë qenësinë shqiptare duke dhënë prioritet Serbëve.Ne Shqipëri kanë gjetur njeriun e duhur që bën çdo gjë antishqiptare vetëm që të qëndrojë në pushtet të një shteti monist duke rrëmbyer tërë pasuritë e vendit nga klika rilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *