• |
ide | kryesore

Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano shpëtojnë Napolin

-Instant, Sport, Video
Bani



Në javën e katërt të Serie A, Napoli rrezikoi shumë kundër Genoa, por në fund gjeti një barazim 2-2, që shmangu humbjen e dytë radhazi. Megjithatë, tashmë diferenca me Inter, në krye të renditjes është 5 pikë. Formacioni Grifone mund të kafshojë thonjtë që nuk arriti dot të ruante fitoren, pasi shkoi në epërsi të dyfishtë. Në minutën e 40′ Bani mposhti Meret me kokë. Pastaj Retegui gjeti golin e dytë në minutën e 56′ me një kthesë të bukur. Garcia, sidoqoftë, i nxorri kartat fituese nga pankina. Raspadori shkurtoi rezultatin në minutën e 76′ me një goditje të shkëlqyer me të majtën. Barazimi erdhi nga këmbët e Politano, në minutën e 84′, me një të majtë të shkëlqyer fluturimthi.

Përfundoi 2-2. Për më shumë se një orë Napoli ishte një skuadër në miniaturë dhe Genoa u tregua një SuperGenoa. 2-0 me një goditje me kokë nga Bani në pjesën e parë e pastaj në të dytën Retegui dyfishoi. Kampionët në fuqi nuk bënë asnjë goditje në portë, sensacionale për një skuadër si Napoli. Stadiumi gjenovez u ekzaltua, por ndoshta para kohe. Skuadra e Garcias u duk e paaftë për të reaguar, e trullosur, pa lojë, me fytyra të trishtuara (Osimhen dhe Kvara në radhë të parë).

Garcia ndryshoi diçka, duke u fokusuar te Raspadori për Anguissa (në fillim të pjesës së dytë Politano për Elmas). Italiani shënoi golin e 2-1 në minutën e 76′ që i dha kurajo grupit të madh të tifozëve napolitanë të pranishëm në Ferrari. Pas 8′ përfundoi rikuperimi me një asist të Zielinski për Politano, që shënoi në të majtë të Martinezi. Një Napoli për t’u harruar, me një pikë të fituar për mënyrën se si shkuan gjërat. Por Garcia ka shumë punë për të bërë, për t’i rregulluar gjërat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *