• |
ide | kryesore

Ashton Kutcher heq dorë nga organizata pas deklaratës për aktorin

Paparazzi



Ashton Kutcher ka dhënë dorëheqjen nga organizata kundër trafikimit se*sual, Thorn.

Aktori dha dorëheqjen në një letër dërguar anëtarëve të tjerë të bordit të enjten pas kritikave për mbështetjen e tij ndaj  Danny Masterson.

“Pasi unë dhe gruaja ime kaluam disa ditë të vështira dhe biseduam me të mbijetuarit dhe punonjësit në Thorn, kam vendosur që të jap dorëheqjen si Kryetar i Bordit”, shkroi Kutcher në memon e shpërndarë të premten. “Nuk mund të lejoj që gabimi im në gjykim të shpërqendrojë përpjekjet tona dhe fëmijët që u shërbejmë.”

Ai u kujtoi fansave se  “ka punuar për 15 vjet për të luftuar për njerëzit që janë  shfrytëzuar se*ualisht”. Kutcher – i cili bashkëthemeloi organizatën në vitin 2012 së bashku me ish gruan e tij, Demi Moore – vazhdoi të pranojë se deklarata e tij për Masterson “është një rast tjetër i dhimbshëm ku ne dyshojmë për viktimat që janë mjaft të guximshëm për të ndarë përvojat e tyre”. Ai shtoi, “Kjo është pikërisht ajo që ne të gjithë kemi punuar për të ndryshuar gjatë dekadës së fundit. Misioni duhet të jetë gjithmonë prioriteti.”

Vendimi i Ashton vjen menjëherë pasi letrat mbështetëse të tij dhe Mila Kunis për kolegun  e tyre  të “That ’70s Show” u bënë publike. Në letrat e tyre  përkatëse drejtuar gjykatësit , Kutcher e quajti aktorin  “një njeri model dhe i ndershëm.” Kunis, nga ana e saj, e përshkroi Dannyn si një “mik i veçantë”. Aktorja, pohoi se Masterson “ka shfaqur vazhdimisht një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe kujdesi për ata që e rrethojnë”.

Mes kritikave të ashpra dhe akuzave, Kutcher dhe Kunis publikuAN një video falje në Instagram  në të cilën ata pretenduan se “mbështesin viktimat” dhe se deklaratat e tyre “nuk ishin shkruar për të vënë në dyshim legjitimitetin e sistemit gjyqësor ose vlefshmërinë e vendimit të jurisë .”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *