• |
ide | kryesore

Russell Brand mohon akuzat për sulm se*sual

Paparazzi


Russell Brand ka hedhur poshtë akuzat për abuuzim dhe sulm se*sual që thuhen se do të publikohen së shpejti rreth tij përmes dy mediave kryesore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kam marrë dy letra jashtëzakonisht shqetësuese, një nga një kompani televizive, një nga një gazetë, duke renditur një sërë sulmesh skandaloze dhe agresive,” ndau ai në një  video, me mbishkrimin, “Kjo është duke ndodhur.” “Janë disa akuza shumë serioze që unë i hedh poshtë absolutisht.”

“Kur isha në botën e argëtimit dhe siç kam shkruar gjerësisht në librat e mi, isha shumë, shumë i shthurur”, tha aktori. “Gjatë asaj kohe të shthurjes, marrëdhëniet që kam pasur kanë qenë absolutisht gjithmonë konsensuale.”

Brand përsëriti në videon e tij, “Ajo që unë hedh poshtë seriozisht janë këto akuza shumë, shumë serioze, kriminale”, përpara se të vinte në dukje se ka “dëshmitarë, provat e të cilëve kundërshtojnë drejtpërdrejt narrativat që këto dy media kryesore po përpiqen të ndërtojnë.”

“Nuk dua të hyj më tej në këtë për shkak të natyrës serioze të akuzave, por ndihem sikur jam duke u sulmuar dhe ata po punojnë  së bashku,” shtoi ai. “Padyshim që do ta shqyrtojmë këtë çështje sepse është shumë, shumë serioze.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *