• |
ide | kryesore

Ish partneri i Olivia Rodrigo reagon ndaj këngës së saj “Vampire”

Paparazzi


Ish partneri i Olivia Rodrigo, Zack Bia ka reaguar së fundmi ndaj këngës së saj, “Vampire”.

Ndërsa disa kanë supozuar se teksti ka të bëjë me të, DJ e ka mohuar në një intervistë të re me GQ. “Nuk mendoj se ka të bëjë vërtet me mua”, tha Bia për revistën. “Unë mendoj se fansat dolën vetë në këtë konkluzion. Ne u  lidhëm dhe më pas vendosëm të ndaheshim. Nuk ka pasur kurrë ndonjë dramë, e dini?” Më tej, Bia shpreh admirimin e tij për “Vampire”, duke e cilësuar si një hit. “Kënga është kaq  e mrekullueshme”, u shpreh ai për GQ.

Në “Vampire”, Rodrigo këndon për një djalë më të madh se ajo në moshë i cili e përdor atë për famë. Ajo trajton gabimet e së kaluarës dhe manipulimet që ka përjetuar. Artistët konfirmuan thashethemet për romancë në prill 2022, kur  u panë duke ecur së bashku në New York. Dyshja i dha fund lidhjes në gusht 2022.

Spekulimet e romancës me Bia-n, erdhën vetëm disa muaj pasi u raportua se Olivia ishte ndarë me Adam Faze. Para lidhjes së saj me Faze, Rodrigo ishte e lidhur me  Joshua Bassett. Fansat spekuluan se albumi debutues  Sour, Rodrigo, kishte të bënte me Bassett-in, duke vënë kështu jetën e dashurisë së këngëtares në qendër të vëmendjes./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *