• |
ide | kryesore

“Ndoshta nuk jemi aq të mirë sa mendojmë”. Zekic shpërthen ndaj skuadrës, Tetova: “Humbëm dy pikë”

-Instant, Sport
Zekic


“Si ishte ndeshja sot? Ishim të pa lidhur, me apo pa top. Ishim të ngadaltë në lëvizje, humbëm shumë herë topin e dytë, Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm. Më vjen keq që është kështu, por në një ndeshje të tillë, rezultati i sotëm ndoshta është i mirë për ne”. Zoran Zekic nuk e ka pëlqyer aspak ndeshjen e Partizanit të rij, pavarësisht se tifozët u argëtuan në një ndeshje emocionuese në 1-1 kundër Egnatias. Tekniku kroat, i ndalur në barazimin e dytë radhazi, e ka me të gjithë: “Nuk kërkoj alibi se na mungonin disa lojtarë. Kush është mirë, është lojtar i Partizanit dhe të gjithë mendojnë se janë më të mirët. Ne duhet të fillojmë të luajmë dhe të tregojmë një nivel të mirë”.

Zekic pastaj shprehu keqardhjen për mungesën e reflektimit në fushë, të asaj që lojtarët i tregojnë në stërvitje: “Bëjmë shumë gabime. Nuk jam i lumtur çfarë kemi marrë në krahasim me atë që punojmë. Por e kam thënë që shumë skuadra janë të mira këtu. Ndoshta ndonjëherë nuk jemi aq të mirë sa mendojmë. Ne duhet të vuajmë e punojmë, nuk kemi nevojë për këtë trysni. Nëse jemi gjithmonë nën trysni ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla”, tha Zekic në përfundim të takimit.

Lexo më tej: Video/ Fernando shënon golin unik e feston si Lukaku: Partizani barazon me Egnatian mes shtyllave e spektaklit

TETOVA: ISHIM MË AFËR FITORES

“Ashtu siç shkoi loja, mendoj se ishim ne më afër fitores. Po të shfrytëzonim më mirë rastet para portës do të mund të merrnim fitoren”. Edlir Tetova nuk kënaqet me pikën e marrë në shtëpinë e Partizanit. Për teknikun, Egnatia ishte më afër fitores dhe sidomos pas atij goli për manual të Fernando dhe penalltisë së humbur nga Dëamena. “Jam i lumtur. Sigurisht goli i Fernandos është për arkiv, sepse mendoj se nuk ka pasur gol të tillë. Por ne i qahemi dy pikëve të humbura. Mendoj se me atë pjesë të parë, me atë humbjen e penalltisë mendoj se ishim më afër se Partizani. Edhe kundërshtari kishte rastet e veta, por mendoj se ne ishim më afër” e mbylli Tetova.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *