• |
ide | kryesore

Video/ Fernando shënon golin unik e feston si Lukaku: Partizani barazon me Egnatian mes shtyllave e spektaklit

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani e Egnatia ndahen në një barazim, ndoshta më argëtuesin e katër javëve kampionat. Përfundon 1-1 në Arenën e Demave, me të kuqtë që ndalen në barazimin e dytë radhazi pas atij në Shkodër. Rrogozhinasit tregojnë edhe njëherë ambicjet e tyre me pikën e marrë në fushën e rivalit direkt. Bintsouka shënoi avantazhin e hershëm për skuadrën e Zekic. Magjinë e vërtetë pastaj e bëri Fernando. Braziliani shënoi ndoshta golin e viti që në javën e katër të kampionatit. Pastaj Hoxha priti një penallti ndaj Dëamena, duke evituar humbjen, ndërsa skuadrat barazuan edhe trarët e goditur.

FERNANDO, GOLI I VITIT

Partizani e pa veten në avantazh pothuaj që në fillim. Taipi gjeti pasimin inteligjent që e vuri Bintsouka përballë Sherrit, të cilin e mundi duke ia kaluar topin nën këmbë. 1-0 në minutën e 6′ dhe vetëm sa ndeshja u ndez edhe më shumë. Paulauskas i shkoi pranë barazimit, duke impenjuar Hoxhën në minutën e 18. Rrapaj u përgjigj dy minuta më vonë, duke u ndalur nga Sherri. E në këtë lojë të hapur, magjinë e bëri Fernando. Në minutën e 22′ braziliani shënoi golin që bëri të duartrokisnin edhe tifozët e Partizanit. Kontroll me të majtë, sistemim me një tjetër prekje në ajër me të majtën dhe pastaj goditja fluturimthi nga distanca që bëri të pavlefshme edhe hedhjen e Hoxhës.

DUELI I KAPITENËVE

Rrapaj 6 minuta më pas ishte i pafat, i ndalur nga traversa në një goditje tipike të tij nga distanca. Egnatia barazon edhe trarët, me Paulauskas që u ndal nga shtylla në minutën e 38′ Rrogozhinasit mund të kishin përmbysur rezultatin përpara pushimit. Hamiti, i asistuar edhe nga VAR akordoi një penallti që Dwamena e mori përsipër. Duelin e kapitenëve e fitoi portieri ekspert i 11 metërshave, që mbajti rezultatin në ekuilibër.

Pjesa e dytë ishte pa shumë strategji, e hapur, me ritëm të lartë dhe shumë raste shënimi. Bintsouka provoi pa sukses që në të 46′, ndërsa Dëamena u përgjigj, duke vënë në provë Hoxhën, pa mundur të fitojë duelin me të. Në fund si Partizani, ashtu dhe Egnatia nuk mundën të fitojnë ndeshjen, duke ndarë pikët në mënyrë krejtësisht të merituar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *