• |
ide | kryesore

Orë vonëse në fluturim për Newcastle, Howe: “Vonesa e avionit? Shpresoj të mos jenë lodhur lojtarët”

-Instant, Sport
Howe


Newcastle mbërriti në Milano me orë vonesë për shkak të problemeve të trafikut ajror. Një situatë që shqetëson jo pak Eddie Howe. “Është pjesë e punës që bëjmë. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë kontroll mbi trafikun ajror. Ishte një ditë shumë e gjatë për të gjithë ne. Ishte një ditë pa mbarim. Bëmë edhe një stërvitje përgatitore, u përpoqëm të bëjmë më të mirën. Por nëse do të kishim ardhur më herët do të kishim mundur të bënim një punë taktike dhe për mua është shumë e rëndësishme. Gjithçka ishte shumë e lodhshme, shpresoj të mos ndikojë te lojtarët”, tha tekniku i Magpies, pasi ekipi i tij u nis për udhëtim në orën 14:00 për të mbërritur në Milano vetëm në orën 21:00.

Për kthimin e Sandro Tonali në San Siro, Howe është i qetë: “Sandro ka një karakter shumë të fortë. Ai është shumë i përkushtuar ndaj kauzës dhe skuadrës. Ai po përkushtohet me trup e shpirt për Newcastle, po bën gjithçka që prisnim prej tij. Është shumë e admirueshme. Është shumë e vështirë të kalosh nga një vend në tjetrin, ai gjithmonë punon shumë. Nesër do të jetë në dispozicion”.

Lexo më tej: Video/ Kapiteni i Newcastle, Lascelles përfshihet në një sherr të egër: e qëllojnë me një shishe vodka

Përballë do të jetë një Milan që vjen nga një humbje e tmerrshme në derbi. “Pres një Milan të motivuar, por do të jetë një ndeshje ndryshe dhe derbi do të jetë harruar tashmë. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, ata kanë shumë cilësi dhe një trajner fantastik. Sfida që na pret është shumë e vështirë”, ai shtoi. Objektivi në Champions League? “Duam të bëjmë më të mirën, nuk është sekret. Duam të tregojmë stilin më të mirë të lojës sonë” e mbylli fjalën e tij tekniku Howe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *