• |
ide | kryesore

Rreth 300 milionë dollarë në ditë, zbulohet shifra e shpenzimeve ruse për luftën në Ukrainë

Arkiva, Planet
Putin: Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi



Lufta ruse në Ukrainë ka kosto të mëdha për Moskën. Në një vit e gjysmë që nga fillimi i agresionit të saj në shkallë të gjerë, Rusia shpenzoi rreth 167.3 miliardë dollarë për luftën kundër Ukrainës, nga të cilat 34 miliardë dollarë pajisje u shkatërruan vetëm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Kështu është bërë nga llogaritjet e Forbes të cilat thuhet se janë bazuar në të dhënat nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. Kështu, sipas Forbes, Rusia shpenzon rreth 300 milionë dollarë në ditë për luftën e saj kundër Ukrainës.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se shpenzimet direkte ushtarake dhe kostoja e pajisjeve të humbura të Rusisë gjatë 18 muajve të luftës (nga 24 shkurt 2022 deri më 24 gusht 2023) është rreth 167.3 miliardë dollarë.

Ky vlerësim nuk përfshin shpenzimet e vazhdueshme të mbrojtjes që nuk lidhen me operacionet ushtarake, si dhe humbjet ekonomike të vendit agresor. Dhe shpenzimet më të mëdha thuhet se janë kryer në: sigurimin e operacioneve ushtarake (51.3 miliardë dollarë), pagat e ushtarakëve (35.1 miliardë dollarë), kompensimi për familjet e të vdekurve (25.6 miliardë dollarë) dhe të plagosurit (21 miliardë dollarë) dhe kostoja e pajisjeve të shkatërruara (34 miliardë dollarë).

Siç bëhet e ditur më tej, niveli i humbjeve ruse në muajt e fundit ka mbetur në një nivel dukshëm më të lartë se vitin e kaluar, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.



1 Comment

  1. NESE I HYHET PARIMISHT SE KUSH PO HUMB DHE FITON NGA LUFTA .TE GJITH DALIN ME HUMBJE .POR NESE RUSIJA HUMB 300 MILIN NE DIT SI SHPENZIM BRUTO .PER TU MBAJTUR SI LUFT .PO TE BEHEN DHOGARIT do bindeni se BOTA NGA KJO LUFT NE CDO PIKPAMJE HUMB 10 fishin ATEHER KUSH PO FITON DHE CFAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *