• |
ide | kryesore

Dhunuan 3-vjeçarin në, policia ndalon edukatoren dhe kuzhinieren

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dhunuan 3-vjeçarin në, policia ndalon edukatoren dhe kuzhinieren



Policia e Kosovës ka shoqëruar në Komisariat 2 autoret e dyshuara të dhunës ndaj 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H. Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; • N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe • ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *