• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti kur u plagos efektivi i “Shqiponjave” në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiponjave


Euronews Albania ka publikuar videon nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj. Në pamje shihet se efektivi i policisë pasi plagoset futet brenda një lokali së bashku me kolegun e tij, të cilët po ndiqnin 42-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Bozhanaj ka qëlluar drejt efektivëve të policisë në momentin që këto po e ndiqnin me motorë.

Sipas informacioneve 42-vjeçari, i cili u arrestuar ditën e djeshme, ishte me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike dhe se ishte përdorues i tyre. Bozhanaj, kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ku dhe kishte qenë emigrant. Ndërkohë efektivi i policisë, i cili mori një plumb në bark ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *