• |
ide | kryesore

Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS/ Prokuroria e Tiranës kthen dosjen: Materialet të pa plota

Lajme, Të fundit



Pasi kallëzimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, prokuroria e Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen. Në një reagim të prokurorisë, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, -thuhet në reagimin e prokurorisë.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nuk ka asnjë rrjedhje informacioni nga sistemi TIMS.



3 Comments

  1. Ha ha ha. Vërtet policia veproi me vonesë por problemi është se është pengesa kryesore prokuroria e pastaj gjykatat në tre shkallë.E zgjasin që përfundimisht të mos gjykohen e dënohen për një krim tepër të rëndë.Pra kjo është drejtësia që deshëm por që në fakt është ajo që desh Rama e rilindja!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *