• |
ide | kryesore

Video/ Egnatia merr kryesimin: Dwamena e Spahiu thyejnë Laçin e Bejzades

-Instant, F1, Sport, Video
Egnatia



Në krye, në shoqërinë e Tiranës, por me golavarazhin më të mirë. Egnatia konfirmon pretendimet, duke mposhtur Laçin në Rrogozhinë me rezultatin 2-1, në javën e pestë të Superiores. Dwamena e Spahiu dënojnë ambicjet e bardhezinjve të Bejzades. Nuk mjaftoi për asgjë autogoli i Malotës, shumë vonë për të evituar disfatën.

Rafael Dwamena nuk di të ndalet e pas 11 metërshit të humbur me Partizanin, kthehet protagonist në Arena Egnatia. Dy skuadrat mdanin pikët në renditje, në ndjekje të kreut, por diferencimi nuk vonoi në fushë. Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë sfidën dhe morën avantazhin me Rafael Dëamena. Sulmuesi realizoi në minutën e 10’ të takimit, duke e bërë në ngjitje ndeshjen e kurbinasve.

Laçi rrezikoi të shkonte në pushim me pasiv më të keq, por Dwamena nuk arriti të përsëritej në minutën e 22′. Në pjesën e dytë pastaj ishin kurbinasit që kërkonin më shumë konkluzionin drejt portës së Sherrit. Tekniku Tetova e mblodhi skuadrën, për të shfrytëzuar kundërsulmin dhe pikërisht në një të tillë dyfishoi. Spahiu ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 56’, duke e vënë rezultatin në zonë sigurie.

Laçi rihapi sfidën në minutën e 84’, edhe pse në fakt ishte Egnatia vetë që i dha shpresë kundërshtarit. Malota ishte i pafat, duke devijuar në portën e tij, për autogolin më klasik. E megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Kështu Egnatia ngjitet në vendin e parë të renditjes me 10 pikë. Laçi zbret në vendin e pestë me 7 pikë, në humbjen e dytë sezonale.

Lexo më tej: Skema e kampionatit një problem? Maliqi, njeriu që shkaktoi rrëzimin e paralajmëruar të Tiranës


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *