• |
ide | kryesore

Skema e kampionatit një problem? Maliqi, njeriu që shkaktoi rrëzimin e paralajmëruar të Tiranës

-Instant, Sport, Video



Kundër Erzenit u pa Tirana më e zbehtë e gjithë sezonit, që nuk përligjte as emrat e lojtarëve në fushë, as mënyrën me të cilën ishin imponuar në ndeshjet e tjera, e fundit në transfertën e Kukësit. Këtë herë madje kishte bërë edhe një turnover të lehtë për të shpërndarë ngarkesën dhe motivimin. E megjithatë, Tirana u mund në Selman Stërmasi 0-1 nga Erzeni, me golin e shënuar nga Maliqi.

Por nuk duhet kërkuar këtu problemi, sepse në vend të Përgjonit ishte Mici, Lulaj për Dokën dhe Haxhiu për Jonuzin. Të tjetrët, sidomos ofensiva ishte e pandryshuar, por notat e saj stonuan. Goli i pësuar pastaj ishte më shumë meritë e mesfushorit Maliqi, por Najdovski e Hoxhallari kanë përgjegjësi që e lanë topin të endej shumë nëpër zonë. Ajo që duhet të shqetësojë në këto raste, sidomos një si Shehi, është mungesa e reagimit të skuadrës së tij.

Më shumë se 70 minuta për të barazuar ose përmbysur rezultatin dhe vetëm tre rastë të vërteta me Najdovskin, Kaina Nunes e Qefalian, dy prej të cilave nga distanca. Në fund, humbja e parë në kampionat, afrimi i Erzenit pas shpine dhe një mungesë motivimi për tu korrigjuar në të ardhmen…

Orges Shehi menjëherë kur u mësua formati i ri i Superiores u shpreh se “vështirë të motivohen lojtarët me këtë skemë që zeron pikët në fund”. E, pas humbjes me Erzenin në shtëpi, ndoshta i duhet dhënë e drejtë. Sa vlerë mund të ketë një rekord pikësh kur në fund je i barbartë me tre të tjerët që vijnë pas teje? Ky mendim mund të jetë ai që kalon nëpër mendjen e shumë futbollistëve, sa për ti dhënë të drejtë shqetësimit të teknikut, por jo për të justifikuar performancën e lojtarëve bardheblu në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *