• |
ide | kryesore

Video/ Kane tregolëshi i parë në Bundesliga, Bayern Munich asfalton 7-0 Bochum: ja rezultatet

-Instant, Sport, Video
Kane


Pas barazimit ndaj Leverkusen, që do të luajë nesër me Heidenheim, Bayern Munich pati një pasdite ëndrrash në javën e 5 të Bundesligës. Bavarezët turpëruan 7-0 Bochum me tregolëshin e Harry Kane. Tekniku Tuchel e sheh veten për momentin në krye të kampionatit me 13 pikë. Borussia Dortmund dhe RB Leipzig fituan gjithashtu, duke mposhtur Wolfsburg dhe Gladbach 1-0. Union Berlin mposhti Hoffenheim (0-2).

Bayern Munich shkakton tërmet mbi të gjorin Bochum, në një ndeshje pa histori që në minutat e para. Mbyllet 7-0 në Allianz Arena, me një trigolësh të Harry Kane, i cili bëri edhe dy asiste. Bavarezët e nisën fuqishëm menjëherë dhe krijuan një shans me Choupo-Moting, i cili u ndal nga Riemann. Skuadra e Tuchel zhbllokoi ndeshjen në minutën e 4′ po me kamerunasin, që shfrytëzoi një asist të Coman. Dyfishimi u firmos nga Harry Kane në minutën e 13′, duke përfituar nga asisti i Davies. Coman ishte pranë trisit, por atë që nuk e bëri francezi e realizoi de Ligt në minutën e 29′. duke përfituar nga asistimi i Kimmich. Bochum tentoi të evitojë kapitullimin me një zëvendësim të dyfishtë, por goli i katërt erdhi me Leroy Sané, i shërbyer nga Kane.

Lexo më tej: De Ligt nuk gjen paqe edhe te Bayern e kapet me trajnerin: “Përse nuk luaj? Pyesni Tuchel”

Anglezi iu afrua dygolwshit në tre raste dhe e gjeti me penallti në minutën e 53′. Prekja me dorw e Ordets ishte njw mundwsi qw ish-lojtari i Tottenham nuk e gaboi. Bayern Munich e kufizoi veten në menaxhimin e ndeshjes, por humbi de Ligt të dwmtuar. Goli i gjashtë erdhi në minutën e 81′ dhe mbajti firmën e talentit të madh bavarez, Mathys Tel, qw përfitoi nga asisti i dytë i ditës nga Kane. Në fund anglezi e mbylli historinw me golin e 7-0 në minutën e 88′. Fitore dominuese për Bayern, i cili fluturon i vetëm në krye të Bundesligës me 13 pikë, në pritje të përgjigjes nga Bayer Leverkusen.

REZULTATET

Bundesliga Germany
Augsburg 2-1 Mainz
Bayern Munich 7-0 Bochum
Borussia Dortmund 1-0 Wolfsburg
Borussia Monchengladbach 0-1 RB Leipzig
Union Berlin 0-2 Hoffenheim


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *