• |
ide | kryesore

Selena Gomez zbulon nëse është në një romancë dashurie

Paparazzi


Selena Gomez ka ndarë së fundmi statusin e saj të marrëdhënies.

Këngëtarja e “Calm Down” postoi një video në TikTok në të cilën bën shaka se është ende beqare. Nëklip, Gomez sinkronizon buzët me një këngë dhe thotë: “E merrni  me mend kush ka të dashur? Jo unë bi*ch”.

Nuk është hera e parë që Gomez ndan në mënyrë qesharake një përditësim mbi statusin e marrëdhënies së saj. Në qershor, Gomez ajo  postoi një video ku po shihte një lojë futbolli dhe po bërtiste duke se është beqare.

Pati thashetheme në fillim të këtij viti se ajo po takohej me Drew Taggart të The Chainsmokers, por ajo i hodhi poshtë me një instastory në Instagram duke shkruar: “Më pëlqen shumë të jem vetëm. #iamsingle”.

Më pas në mars, Selna dhe Zayn Malik u panë duke u puthur gjatë një takimi në New York City. Një dëshmitar okular i tha ET në atë kohë, “Selena dhe Zayn ishin në New York mbrëmë rreth orës 22:30. Ata po ecnin të kapur për dore dhe po putheshin. Shumica e stafit  dhe vizitorët  nuk i vunë re Ata dukej sikur ishin rehat së bashku dhe ishte e qartë se ishte një takim”.

Muajin e kaluar, Gomez ndau me SiriusXM’s Hits 1 LA kërkesat e saj për takime duke vënë në dukje se të kesh “standarde” mund të keqinterpretohet si “një vajzë që pretendon shumë “. “Unë mendoj se kam standarde dhe mendoj se jetoj në një botë tani ku djemtë ngatërrojnë standardet,” tha Gomez. “Nuk kam turp të them: “Unë në fakt kërkoj X, Y dhe Z që ju të jeni me mua”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *