• |
ide | kryesore

Vrasja e policit në veri, Begaj: Akti kriminal, cënim i rëndë i rendit

Lajme, Të fundit
Begaj



Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.



3 Comments

  1. Cfare limonade, keto shabllone i ben cdo kushi, por si shqiptar e president duhej te dalesh hapur, o me Kosoven, ose me Serbine.Kete te dyten as qe e permend si qelb ne kete ngjarije, por vetem gjoja se i vjen keq per ngjarjen. Si president ne emertim, por si pacifist brenda politiker Ramiste per ballkanin, e vecmas,Serbise, e vellait te tije Vucicit.E cte presesh me shumu nga kukullat e qeverise ne Shqiperi .Politiken duhet e te behet cthote njeshi.Sa te jete, e te kemi kete sere, shqiptaret do i haje dreqi.

  2. O peshk cenimi i rendit eshte kur jane shtetas te te njejtit komb me mire mos fol fare sesa del flet brockulla turp i pashembullt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *