• |
ide | kryesore

Bagëtitë në rënie, por importi i ushqimeve për kafshë shënoi rritje vjetore 15%

Lajme, Të fundit



Numri i bagëtive është në rënie të shpejtë nga viti në vit, por në kontrast shpenzimet e ekonomisë vendase për importin e ushqimit të kafshëve po pësojnë rritje gjithashtu.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 8 -mujorin 2023 vlera e importeve të ushqimeve për kafshë arriti në 4,9 miliardë lekë ose rreth 47 milionë euro me një rritje 10% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa në sasi ishin 15% më të larta.

Burimet zyrtare te të dhënave tregojnë se numri i bagëtive ka shënuar rënie me 18% nga viti 2020 me 2022, por importet e ushqimeve për kafshë janë rritur me 60 për qind në 8- mujorin 2023 në krahasim me 2020.

Ekspertët e blegtorisë pohojnë se sektori po pëson tranzicion të thellë si me rënien e numrit të krerëve dhe me ristrukturimit nga fermat të vogla me dy -tre krerë të fermat me mesme dhe të mëdha.

Kullotat e vendit janë të boshatisura prej falimentit të fermave të vogla rurale 1-3 krerë, teksa mbarështimi intensiv është përqendruar në Lushnjë dhe në Fier.

Fermerët në zonën e Fierit pohuan se vitet e fundit është vështirësuar gjetja e bazës ushqimore, pasi tokat që deri vonë shërbenin si kullota tani po mbillen me kultura bujqësore për njerëzit. Vitet e fundit fitimet në sera ishin më të larta se mbarështimi ne stalla. Kjo tendencë çoi në rënien e numrit të krerëve të bagëtive në zonat e Fierit, Lushnjës dhe Beratit, por nga ana tjetër u reduktua ndjeshëm toka që shërbente për sigurimin e bazës ushqimore stallat ekzistuese.

Kafshët në regjim stallor kanë nevoja të larta për bazë ushqimore ndryshe nga tufat me regjim natyror në kullota. Përqendrimi i aktivitetit blegtoral në stalla po nxit rritjen e importeve të ushqimit, por edhe kostot për blegtorinë.

Shqipëria importon ushqim për bagëtitë që nga Spanja dhe kosto e transportit me kamion tejkalon vlerën e mallit. Vendi ynë vuan nga copëzimi i lartë i tokës bujqësore dhe kjo nuk mundëson nxitjen ekonomisë së shkallës dhe ciklin e mbyllur në fermat e kafshëve.

Blegtoria që është dega kryesore e bujqësisë me rëndësi në shportën e ushqimeve ka hyrë në cikël rënie të shpejtë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më çmimet më të larta të bulmetit në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2022 Shqipëria u rendit në mesin e 11 vendeve më çmimin më të lartë të qumështit në Europë, teksa të dhënat nga tregu nuk janë optimiste pasi rënia e numrit të bagëtive ka vijuar edhe këtë vit.

Përveç popullatës së gjerë që po përballet me çmime të larta të bulmetit, bizneset e shërbimit ushqimor janë duke u ndeshur me mungesë të furnizimeve blegtorale. Sakaq kërkesa nga turistet e huaj është në rritje dhe baza e kulinarisë shqiptare është mishi./MONITOR



2 Comments

  1. Meqenese ushqimi per kafshe eshte rritur dhe numrii kafsheve eshte ulur , i bie qe njerezit po hane ushqim kafshesh, apo j, o statistika? si ka mundesi?- Ne shqiptaret jemi poulli me i çuditshem ne bote: Ne kohen kur diktatura hoqi bagetine njerezit u acaruan shume e me te drejte. Tani per turp te botes nuk rrisim bageti ose shume pak, e marim mish e nga ekporti e pula nga Brazili qe shten ne treg400-500 leke. Po te heqesh te gjitha shpezimet e transportit, ruajtjen e tregtimin deri tek qytetari i bie qe nje pule te blihet ne Brazil me 50 lek kg.Imagjinohet se ç’far kualiteti eshte, po kehtu edhe me mishin! Toka te lena dierr pa fund shihen neper Shqiperi, gje qe nuk e sheh ne asnje vend te evropes! Nuk te shes syri nje dele nje dhi a nje lope te kullose ne tokat dierr, as ndonje pule nuk sheh as ndegjon kendezin te kendoje ose gomarin te palle a lopen te mugeloje! Dihet qe oganizmat qeveritare as qe e vrasin mendjen per keto probleme, bile te krijohet pershtypja se i nxisin! Ka njerez te specializuar ne keto fusha, por per çudi asnje nuk pronocohet! Asnje OQJ nuk egzizton per te promovuar rritjen e zhvillilmin e blektorise-TURP! Nuk e kuptojne njerezit qe po hane helme ne sasira te medha,! Fakti qe Shqiperia ka numrin me te madh te semureve me kancer ne raport me popullsine e tregon kete? Dhe askush nuk jep alarmin! Evropianet i punonin toket dhe rrisni bageti edhe ne kohe lufte, NE skipetaret as ne kohe paqeje! kenaqemi ma ate 100 euro qe dergojne refugjatet dhe dhe pensionin e dhjere qe na jep hale qevria, vetem e vetem qe te mos punojme! Popull primitiv na quan evropa ka thene Kadare, dhe ka te drejte, kushdo qe ta kete thene ,evropa opo Kadare, nuk ka rendesi! Tung o vellezr te vegjetimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *