• |
ide | kryesore

Mediat e Kosovës: Në Banjskë u plagos edhe Milan Radojiçiç i njohur si “Zoti i veriut”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Radojicic



Në përplasjen me armë në Banjskë është plagosur edhe Milan Radojiçiç. Këtë lajm japin mediat e Kosovës. Indeksonline raporton nga burime të saj se ai tashmë gjendet për trajtim në spitalin ushtarak në Beograd. Sipas të njëjtave burime, një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dokumente të tij u gjetën edhe në makinat e sekuestruara. 

Milan Radojiçiç është një emër i njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Emri i tij është i lidhur me shumë ngjarje në veri të Mitrovicës e madje edhe me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic. Radojicic është i afërt i Zvonko Veselinovic, të njohur si “babai i urës së Ibrit”. Ishte ky i fundit që vendoste për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me largimin e tij në Beograd ai ia la pushtetin Milan Radojiçiç, që nga disa serbë ai quhet “Zoti i veriut” ndërsa nuk mungojnë edhe akuzat për lidhje të tij me mafian serbe. Ai ka një ndikim të fortë tek Lista Serbe si dhe në radhët e policisë në pjesën e veriut të Kosovës. Radojicic është raportuar si blerësi i votave të romëve të Mitrovicës për Aleksandar Vucic.

Radojicic është akuzuar si frymëzues i djegies së makinave që ndërronin targat në veri. Emri i tij ka dalë edhe në sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së. Radojicic ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialogun, Borko Stefanovic, në një kafene në veri ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Radojiçiç është prej kohësh në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe i futur në “listën e zezë” të SHBA. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. RREZIKOJ KARRJEREN DHE SFIDOJ BARRIEREN KUNDER SHQIPTAREVE ME GJITH GRUPET E INTERESIT NE UNITET thotë:

    KETU PERFUNDON HISTORIJA DINAKE E AUTOREVE DHE AKTOREVE NE TE TANI KEMI TE DREJTEN TU THEMI CDO SERBI NE KOSOV ZHDUKUNI NGA TROJET TONA MBASI NA PRET NE BES JU PRITEM SI POPULL JU MUNDESUAM CFAR KISHIM MUNDESI JU FTUAN NE QEVERISJE TANI NA KTHYT PYSHKEN PERJASHTA KRIMINELA DUHET TE MASAKROHENI TE GJITH SIC NA MASAKRUAT KETU E NJE SHEKULL

  2. DUHET TE DAL FJALA LIR ESHTE HAK HISTORIK ZHVILLIMI DHE KUJTESE REFLEKTIMI AKT TREGUES KUR TJETRI SNJEH KUFI DHE NE TREGOHEMI TE MESHIRESHEM NXIRRNI FJALEN E LIR TA MARRIN VESHT TE GJITH PER ARMIKUN NUK KA MESHIR PER AQ KOH SA NUK TREGOHEN TE MSHIRSHEM PER VETEN E VET

  3. I shpallur ne kerkim dhe i sanksionuar nga amerika , i akuzuar per disa krime kurohen ne spitalin e beogradit , nuk guxon kush ta arrestoj , ndersa ne servilet pa bythe cfare bejm????
    Arrestojm luftetarin e UÇK Dritanin dhe e ektradojm se do serbia se e do gjykata e leshit ne Hage????, a eshte bythelepirje kjo e shtetit tone e gjykatesve servil qe nuk njohin heroin por vetem lepirje, ky eshte turp dhe demoralizim te atyre qe luftojn dhe sakrifikojn per kombin tone.
    Suksese qeverise dhe liderit global

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *