• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-punonjësi i Prokurorisë së Kukësit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kukësit



Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, aktualisht avokat, pasi në kohën kur ishte punonjës i prokurorisë së Kukësit, ndikoi në uljen e dënimit të një të dënuari.

Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaluan në Kukës dhe vunë në pranga shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Kukës.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur shtetasi A. C. ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Ndikim i paligjshem??

    Cdo ceshjte ne prokurori ka ndikim te paligjshem, cdo prokuror merr leke dhe ben korrupsion , kshu qe ndikimi i paligjshem eshte gjynah me u lodh per ta hetu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *