• |
ide | kryesore

KFOR të marrë në dorë veriun/ Kurti i përgjigjet propozimit së Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
kfor


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kthyer përgjigje propozimit të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që KFOR të marrë nën kontroll administrimin e veriut të Kosovës dhe të kufirit me Serbinë. Në një intervistë me një media boshnjake Kurti thotë se nevojat e Kosovës janë të tjera dhe se tashmë policia e Kosovës duhet të jetë pjesë e patrullimeve në kufi.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë – Serbi. Për sa u përket çështjeve të tjera, protokolli është përcaktuar tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet” – ka thënë Kurti në intervistë.

 

Gjatë një konferencë për mediat gjatë paradites, Rama tha se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

“Formati i Brukselit, ku venë e vijnë dy burra nga andej dhe atje nuk ka asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shpejt, më shpejt se nga se mund të mendosh në një ditë si kjo që nuk ndodh asgjë. Mungesa e këtij hapi mund të sjellë viktima, për ta parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”, – tha Rama. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Propozimi qe KFOR te marre ne ruajtje veriun e Kosoves eshte hapi i pare drejt shkeputjes nga pjesa tjeter e saj.
    Duke e perfytyruar si realitet ai me kujton Srebrenicen dhe Bosnjen nen ruajtjen e beretave blu dhe masakren e serbeve, sepse “kaskat blu” holandeze u lane shteg kalimi krimineleve per te realizuar nje masaker mesjetare.

    Nje histori e tille mund te perseritej me shqiptaret qe jane autoktone ne veri e Mitrovice dhe kete hiooteze e verteton fakti qe serbet ne veri provokojne e vrasin, ndonese KFOR dhe EULEKS, Quinti e gjithfare entesh nderkombetare jane tash 15 vite ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *