• |
ide | kryesore

Rama sqaron pozicionimin kundër BE-së për sulmin në Kosovë/ KFOR të marrë nën kontroll Veriun

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të BE për ngjarjet në Kosovë, por edhe për qëndrimin e Shqipërisë që nuk u linjëzua me atë të ndërkombëtarëve.

“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thamë se nuk kemi rezervë për deklaratën lidhur me kritikat ndaj Kosovës që sipas nesh qëndrojnë plotësisht.Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë qëndrim tjetër për deklaratën. Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj për normalizimin e situatës. Publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë. Qëndrimi i ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli, por ne jemi të keqardhur, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Nuk ka të bëjë me deklaratën e djeshme. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Por ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet, nga ora në orë apo dita në ditë. Nuk kam dalë sot për të shpjeguar dhe një herë moslinjëzimin e deklaratës së BE, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës. “, tha ai.


20 Comments

    1. NE FAKT NJERZIT ME ANGAZHIMIN E TYRE DUAN SUKSES JO HUMBJE .KUJDESNI MOS U ZHGENJENI thotë:

      PADREJTESIJA KA DEMIN ME TE MADH SE DOBIN KURSE E VERTETA ME FAKTE KA DOBIN ME TE MADHE SE DEMIN

  1. O RAM ke 3 here rresht qe perserit une jam kryeminister.Sic duket dhe vet nuk po e beson me se me gjithe keto maskaralleqe ne Shqiperi e Kosove akoma je aty. Por sic thua ti dardha e ka bishtin mbrapa…..

  2. vetem rama kerkon qe KFOR te marre nen kontroll veriun , spese kete poja kerkon vucic

    Policia e Kosoves e permbush shume mire misionin e saj

    KFOR ne fakt eshte aleat por edhe mund ti sherbeje interesave te politikes se dites , qe duan nje serbi te perkedhelur

    kerkesa per kfor ne veri ka ardhur nga serbia dhe rama po perdore veten si megafon i alex sorros dhe vucicit

    1. paske lexu vetem titullin tendecioz te lapsit. Nuk ka then ne asnje rresht qe ta marri KFOR veriun. Vetem lapsi i ben titujt si i do kari vet, shton e heq gjera sipas interesit te Bushat bythpamukut.

  3. Duke perdorur diplomacine tuaj kryeminister po permiresohen edhe me shume marredheniet tona me te tjeret dhe me e rendesishmja zgjidhen konflikte te ndryshme

  4. vetem nepermjet dialogut me Serbine gjendet nje zgjidhje e qendrueshme per ceshtjet e pazgjidhura ne veri te Kosoves

  5. Nuk ka me vend per dialog. Sa te jete Vucic e Rama qe e duan veriun e Kosoves per Serbine dialog nuk ka vlere. Pa u sanksionuar Serbia è pa u njohur pavarsia e Kosoves nga ana e saj kjo fuci baruti nuk do te shuhet. Borrelli è Lajcak kane punuar deri me sot Kundra Kosoves. BE-ja duhet te merret serjozisht me kete problem por jo duke akuzuarit Kurtin.

  6. “Revolucioni” u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.Ja lepive bythes sot salihut kur ai dhjeu o Linda

  7. Me behet qejfi qe ndryshoi kurs Edi Rama ne qasjen ndaj serbeve. Me mir von se kurr. Nuk u besohet serbeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *