• |
ide | kryesore

Arnold Schwarzenegger flet për romancën jashtëmartesore

Paparazzi



Arnold Schwarzenegger ka folur së fundmi për romancën e tij jashtëmartesore dhe si ndikoi në martesën e tij me Maria Shriver.

“Ishte faji im më i madh, problemi im”, tha aktori për revistën People. Unë nuk kam patur kurrë probleme me ish gruan time. Kurrë nuk kemi patur grindje”.

Lidhja jashtëmartesore e Schwarzenegger dhe Baena rezultoi në ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, Joseph, i cili lindi 5 ditë pasi ish-guvernatori i Kalifornisë mirëpriti djalin Christopher me Shriver. Por pavarësisht bombës që i dha fund martesës së tyre, Schwarzenegger, këmbënguli se dyshja ruajnë marrëdhënie të mira.

“Historia ime me Maria do të vazhdojë përgjithmonë,” shtoi Arnold. “Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të.”

Aktori i “The Terminator” theksoi gjithashtu se dyshja gjithmonë i vendosin fëmijët e tyre të parët.

“Ne gjithmonë e kemi bërë shumë të qartë se fëmijët nuk duhet të vuajnë për shkak të aferës,” shpjegoi ai. “Dhe ajo ka gjërat e saj, marrëdhënien e saj, unë kam timen [me Heather Milligan], por ne gjithmonë komunikojmë për fëmijët, për festat, për ditëlindjet dhe Krishtlindjet.”

Ish çifti njoftoi fundin e martesës së tyre 25-vjeçare në maj 2011. Ditë më vonë, doli lajmi se Schwarzenegger kishte një fëmijë me shërbyesen e familjes.

Divorci i Schwarzenegger dhe Shriver nuk u finalizua deri në vitin 2021, pasi kishin një zgjidhje komplekse pronësie për t’u zgjidhur.

Aktori  filloi të takohej me terapiste fizike Heather Milligan në vitin 2013. Dyshja janë ende bashkë sot, pavarësisht diferencës së tyre 27-vjeçare në moshë. Shriver, nga ana e saj, u lidhme analistin politik Matthew Dowd, por mendohet se ata u ndanë në fund të vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *