• |
ide | kryesore

Flet babai i Laert Haxhisë: Akuzat ndaj djalit tim, të sajuara

Arkiva, Lajme, Të fundit
Laert



Babai i Laert Haxhisë, Qamil Haxhia është shprehur se akuzat ndaj djalit të tij për një sërë krimesh është një lojë e stisur nga policia dhe prokuroria e për këtë kanë gjetur një të droguar i cili ka thënë atë që kërkonte organi i akuzës.

“Policia e shtetit së bashku me prokurorinë pa pasur prova se për çfarë ka bërë djali im nuk duhet të arrestojë dhe të terrorizojë njerëzit. Nuk mundet që për katër ditë të dalësh në përfundime edhe të cilësosh një grup vrasësish me pagesë.

Djali im qëndron në Greqi në burg, djalin tim e akuzojnë dhe për vjedhjen në Tiranë dhe akuza të tjera nëse ai del me fotografi, me shenja gishtash, biseda telefonike ai të përgjigjet për krimet që ka bërë, policia duhet të marrë masat dhe të mos terrorizojë njerëzit.

Një droguar duhet të vizitohet më para se të merret në intervistë, ai nuk është në gjendje të mirë mendore, nuk është e vërtetë ajo që ai ka deklaruar. Kush është ky që akuzon direkt djalin tim, duke u shprehur se ka bërë vrasje dhe është kreu i grupit kriminal, ky është i papërgjegjshëm dhe kërkon të fusë në llum të gjithë njerëzit e tjerë dhe nuk mendoj se prokuroria ka rënë aq poshtë që të cilësojë të vërteta këto akuza. 

Si mund të aludosh ti për të vrarë prokurorë, avokatë dhe kur para pak çastesh isha në lokalin e avokatit që ishte shënjestër për ta vrarë ndërkohë që ai është mik i afër i Tafanit, nëse ky nxjerr një fotografi ose bisedë me djalin tim atëherë e pranoj, ai është një drogmen dhe killer nga natyra dhe është arrestuar duke konsumuar drogë.

Policia e shtetit më ka kontrolluar më qindra herë dhe ky është një operacion i kurdisur për të bërë me faj djalin tim pasi ai ka prej ditësh i arrestuar dhe i është bërë presion që të flasë ato që kërkon policia.” – u shpreh Qamil Haxhia në një intervistë për televizionin Syri.



2 Comments

  1. Fiks me Kar se djali!!!
    Nga rrefimet per 20 vrasje, 6 Prokuroria i ka vertetuar me prova. Djali nuk e sheh me driten e diellit po ruaj familjen ti ose ik nje ore e më parë…
    Ajo tjetra thonte “vajza mezi paguan qirane ketej i bllokojne GLK.
    Lere pastaj avokati… Nje bythqir i lindur qe i quan trillime se askush nuk e ka kercenuar! Per dy dopio raki do e vrisnin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *