• |
ide | kryesore

Komisioneri evropian: Retorika e Beogradit dhe shpallja e zisë për sulmuesit është tejet shqetësuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ka theksuar se autorët e sulmit në veri të Kosovës duhet të vihen para drejtësisë. Në mbledhjen e sotme të Parlamentit Evropian, Lenarçiç u shpreh se sulmi nuk duhet të përdoret si arsyetim për shmangie të vëmendjes nga dialogu Kosovë-Serbi. Po ashtu e ka quajtur të paprecedentë sulmin e kryesuar nga Millan Radoiçiç ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ky është alarm i fortë që situata në veri të Kosovës është ekstremisht serioze”, theksoi ai.

Lenarçiç në fjalën e tij shtoi se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të bashkëpunojë plotësisht, ndërkohë që e ka cilësuar shqetësuese retorikën e Beogradit.

“BE-ja po e ndjek afër hetimet në vijim dhe pret që kryesit të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht duke përfshirë edhe në parandalimin e kontrabandimit të armëve afër vijës kufitare administrative. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përshkallëzojë situatën. Retorika nga Beogradi sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën dita e zisë është shpallur, ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për depërshkallëzim”, tha ai.

Po ashtu Lenarçiç tha se zgjedhjet e parakohshme në veri mbesin zgjidhje kyçe për situatën e tensionuar.

“Jemi të shqetësuar për grupimin ushtarak në jug të Serbisë. Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në veri të Kosovës mbetet qenësore për të ndihmuar në shtensionim. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të angazhohen në procesin që çon në zgjedhjet e parakohshme në veri,” tha ai./Koha



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *