• |
ide | kryesore

Radoiçiç në burg/ Shërbimi i fundit për shefin e tij, Vuçiç

Arkiva, Kryesore, Lajme


Arrestimi nga policia e Serbisë është shërbimi i radhës që ushtari Radojçiç po i bën shefit të tij, Aleksandër Vuçiç në përpjekjen për ta shfajësuar nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Kosovë.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi ndalimin dhe kontrollin e banesës së Radojçiçit pa bërë të ditur një akuzë, por autoritetet thanë se ai do të mbahet të paktën 48 orë për t’u marrë në pyetje.

Një lëvizje e tillë, tenton të shitet si provë, se Vuçiç nuk kishte lidhje me organizimin e sulmit në veri të Kosovës. Më herët, ai u vu nën presion të fortë nga ndërkombëtarët, për vendimin që mori për t’i nderuar me homazhe shtetërore të vrarët në Banjskë.

Lexo edhe: Çfarë fshihet? Pranimi i Radoiçiçit, si alibi e Vuçiçit

I gjendur në këtë situatë aspak të favorshme, presidenti i Serbisë kërkon të distancohet nga organizimi i sulmit dhe për këtë Radojçiç i duhet në burg. Pikërisht për këtë, bashkë me Radojçiçin po inskenojnë një teatër që i shërben vetëm presidentit të Serbisë dhe provat për këtë janë disa.

Së pari, arrestimi ishte i dakortësuar më parë. Ishte vetë Vuçiçi që e lajmëroi arrestimin për herë të fundit në intervistën për CNN. Edhe Radojçiçi, në deklaratën që ka bërë përmes avokatit ka thënë se ishte i gatshëm të jepte llogari para organeve të drejtësisë serbe për sulmin në veri të Kosovës.

Së dyti, duhet pasur parasysh se Radojçiç u identifikua menjëherë nga policia e Kosovës si personi që drejtonte skuadrën e armatosur në Banjskë. Pavarësisht kësaj, ai qëndroi për 10 ditë i lirë në Serbi pa u thirrur nga prokuroria. Gjatë kësaj kohe, vendndodhja e tij ishte e ditur dhe presidenti i Serbisë deklaroi publikisht në 27 Shtator, (tre ditë pas sulmit) se Radojçiç ndodhej në Serbi, ndërkohë që ndaj tij nuk u mor asnjë masë.

Së treti, vetë Radojçiç në deklaratën që bëri përmes avokatit, tregoi se ishte në një linjë me Vuçiçin. Ai e ndihmoi shefin e tij, kur mori mbi vete përgjegjësinë për sulmin, duke mbështetur alibinë e Vuçiçit se shteti serb nuk dinte asgjë për atë që po përgatitej në Banjskë.

“Personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga pushtuesit dhe ky akt im nuk ka pasur tjetër. karakter apo qëllim dhe nuk ka të bëjë me angazhimin tim të mëparshëm politik”, tha Radoiçiç në deklaratë.

“Nuk kam njoftuar askënd nga strukturat qeveritare të Republikës së Serbisë, as nga strukturat politike lokale nga veriu i Kosovës dhe Metohisë dhe as kam marrë ndihmë prej tyre, sepse tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme për metodat e mëparshme të rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, shtoi ai.

Së katërti, një fakt tjetër që e shton bindjen se Radojçiç ishte koordinuar me shtetin serb për sulmin është arsenali i madh i armëve që lanë pas terroristët. Në deklaratën e tij, Radojçiç nuk sqaroi se ku e mori arsenalin e armatimit dhe automjeteve të shtrenjta me vlerë rreth 5 milion euro dhe prodhim të vitit 2021, por policia e Kosovës gjeti dokumenta në mjetet ushtarake, që dëshmonin se armatimi ishte marrë në dorëzim nga ushtria serbe.

I gjendur nën presionin e faktorit ndërkombëtar, Vuçiçit nuk i kushton asgjë ta bëjë kokë turku ushtarin që çoi për të sulmuar me armë në veri të Kosovës, por arrestimi i tij nuk e zhbën përgjegjësinë e presidentit të Serbisë për sulmin në Banjskë./Lapsi.al


11 Comments

    1. Ramojchichi bastardi i kristaqo perversit.
      Njera me bushter se tjetra.

    2. Çkeni që ndërhyni në punt e Kosovës?
      Vreni pun tuja.
      Kosova sot ka baca Albinin mretin e tan shiptarëve, dhe ju shiptarët në shipni banju gadi me e prit Albijin me nerimet qi i takonje.

  1. më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye…

    Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë… Jam shumë më i fortë se ju mendoni…Cubat e Lumneshit te salih karaxhicit mbas kaq kohesh e bene ate per te cilin jane paguar nga parate e boronicave te shkelzenit,frika ne palce e familjes berisha nga gerdeci e 21 janari,i dhunuari Zefi flet me fakte.

  2. Me këtë rast është mirë që ai të kthehet dhe të ruajë paratë për avokatët, se nuk besoj se Shkëlzeni e ndihmon më me lekë në këtë proces. Atij i duhen për vete.

  3. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

  4. gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

    “E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social

  5. Berisha që ndez zjarre dhe Rama që u hedh benzinë, e dinim.

    Por ndërkohë që demokratët, shqiptarët, SPAK dhe perëndimorët po i lagin dhe po i thyejnë një nga një nga fijet e shkrepësve të Berishës me gjithë atë vetë, se Gaz Bardh “perëndimori” do të vetëofrohej si ndihmësi i fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *