• |
ide | kryesore

Çfarë fshihet? Pranimi i Radoiçiçit, si alibi e Vuçiçit

1, 2, Arkiva, Ide
Milan Radoiçiç



Komenti i redaksisë së Lapsi.al

Deklarata e pranimit të fajit nga terroristi serb Milan Radoiçiç, paramilitarët e të cilit shkaktuan vdekjen e një polici në 24 shtator në afëris të manastririt të Banjkës, është një kalkulim i pastër politik, për të hequr përgjegjësitë nga Beogradi zyrtar dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbska. Po të vëzhgohet me vëmendje letra e lexuar prej avokatit të tij në mesditën e së premtes në Beograd, aty vërehet kujdesi për të lokalizuar përgjegjësinë tek një grup i caktuar njerëzish. Politikani dhe afaristi kontrovers, i futur në listën e zezë të SHBA-së, pretendon se i ka marrë përsipër të gjitha përgatitjet duke përfshirë futjen e trupave në veri, gjetjen dhe dislokimin në territorin e Kosovës të arsenalit të armëve të rënda. Ai jo vetëm e ruan nga implikimi partinë ku “de jure” ishte deri sot zv/kryetar, por të cilën ‘de facto e komandonte plotësisht, por mohon që edhe të ketë biseduar me drejtujtuesit e tjerë të saj për atë që do bënte. Qëllimi i këtij harakiri vetiak është i qartë.

Lexo me tej:

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Pas aktit terrorist të 24 shtatorit janë shtuar zërat se dialogu i “normalizimit” i lehtësuar nga BE-ja është bërë i pakuptimtë këtej e tutje dhe se krijimi i një asociacioni i sunduar nga një parti si Lista Serbsa do të qe absurd. Kjo qasje e re që e vë Serbinë në pozitë të disfavorshme edhe ndaj ndërkombëtarëve do dobësonte shumë pozicionin e Vuçiçit dhe të serbëve lokalë në bisedime. Prandaj Radoiçiçi ka marrë përsipër të mbajë mbi shpatulla një alibi absurde, atë për të thënë se ka vepruar i vetëm.

Natyrisht askush nuk e kapërdin dot këtë version që të kujton propagandën e trashë të kohës së Millosheviçit. Por edhe sikur për një çast të hiqemi sikur e besojmë, sërisht barra e provës mund të bierë lëhtësisht mbi Beogradin. Publicisti dhe njohësi i mirë i detajeve të dialogut, Veton Surroi ka bërë pas deponimit të Milan Radoiçiçit një propozim tejet logjik. Ai ka sugjeruar që nëse është kështu, Kosova dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar duhet t’i kërkojnë Serbisë ekstradimin e njeriut që e ka pranuar përgjegjësinë. 

Radojiçiç pranon se drejtoi sulmin terrorist në Banjskë 

“Brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja do të pritej që autoritetet e Republikës së Serbisë t’ua dorëzonin atë autoriteteve të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj. Një test i ri për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Surroi në “X”. A do ta dorëzonte Beogradi heroin e luftës kundër terrorrit të Kurtit, që e etiketoi edhe vetë veten njësoj siç e pati quajtur Vuçiçi. Ky do të qe një test i mjaftueshëm edhe për ata që bëjnë sikur duan të besojnë se shteti serb nuk kishte djeni.

©Lapsi.al

 



27 Comments

  1. Kodi i Mafias e kerkon qe te kete “vullnetare” brenda rradheve te saj kur eshte puna qe duhet mbrojtur bosi…

    1. Sulmi në Veri është përgatitur nga Vuqiqi në bashkëpunim me Ramoviqin.
      Populli shqiptar këtej dhe matanë kufirit, duhet të kapë armët dhe ti rrëzojë regjimet e komunistëve në Tiranë dhe në Beogjrad.
      Kufirin ta vendosim afër Nishit, tek Molla e Kuqe.

      1. Me ramen do vije kufiri ne durres sic e kan pas ne mend para 100 vjetesh

        shih ca shtet kari kemi :

        Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:

        1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;

        2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

        3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”;

        Pasi e ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK, sekuestrim të cilin e kishte miratuar po vetë në mars të vitit të kaluar.

        “Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services,” thuhet në vendim.

  2. Problem do te jete jo fati i ketij “revolucionari” mafioz por si do sillen serbet e Kosoves me qeverine e tyre ne Kosove. Serbia dhe ekstremistet serb ne Kosove do çfrytezojne çdo pekanaqesi te tyre per ti vene flake barutit.

  3. Kjo e ka nje te mire, ra cdo alibi se Beogradi nuk ka qellime shoviniste dhe kriminale ne Kosove.

    Por nuk eshte e veshtire per Vucicin me kompani te gjejne kamikaze te tjere si puna e ketij per preteks lufte dhe destabiliteti.

  4. Prisni tani që drejtësia serbe të fillojë hetimin për Radojçiçin e ky një orë para arrestimit tja mbathë për në Rusi

  5. Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara. Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!

  6. Oh sa te mencur qenkan Lapsi dhe jaravanet e tij.
    Strateg dhe takticien te jashtezakoshem jane Lapsi dhe kareavellot.
    Qekeni loqe ,me kalamanj as Shvejku nuk i parashikon.
    Qum ushtor mamaje qekeni.
    Vetem per pune te hani mune.

  7. Ka 33 vite që berishimi është futur thell në të 2 anët e kufirit.Dhe sidomos në 1998 kur ish KM Kosovar Bujar Bukoshi me 400 mercenar Kosovar e Sërb i erdhi në ndihmë S.Berishës në GRUSHTIN E SHTETIT pas vdekjes së Azem Hajdarit që e nxori në pritë Sali Ram Berisha.
    -Këta militant harrojnë se Sb ishte kundër RAMBUJES,UÇK,I.RUGOVËS,A.THAÇIT E KO..!
    -Këta harrojnë se Sb urdhëroi 3 deputetët e Tij të firmosin raportin e DIK MARTY në KIE 2011 për të akuzuar UÇK për trasplant organesh të ushtarëve Sërb në shtëpinë e VERDHË

    1. Këto që ke postuar nuk i ke nga vetja po janë copëra nga shkrimet e Mero Bajgës apo gënjeshtrat e personazheve të njohur si enveristë të llojit Hydajet Beqiri apo Fatos Klosi që mediat i thërrasin gjithmonë për të mashtruar publikun me dokrat e tyre.
      Është fakt që SPAK deri tani ka goditur me forcë për korrupsion, kryesisht “kuadrot e larta” të Ramës, ministra, deputetë e kryetarë bashkie të përzgjedhur prej tij, dhe është fakt që qeveria aktuale amerikane i ka përshëndetur këto veprime të SPAK-ut.
      Nëse SPAK do të kishte fakte për Berishën nga ato që dërfëllisin nëpër media personat që përmenda më sipër, do ta kishte thirrur ate e do të kishte filluar proçesin e hetimit.
      I vetmi “fakt” që përmendet për Berishën deri tani, është akuza për të birin se paskej nisur një shkresë të firmosur prej tij që e implikon ate në ngjarjen tragjike të Gërdecit e në fakt nuk ka të bëjë dirrekt me shpërthimin e Gërdecit, por me shitjen e armëve të vjetra që me kërkesë të NATO-s. do të shiteshin si skrap sepse përbënin një rrezik permanent për popullsinë civile.
      Përgjegjësit kryesorë për ate aksident tragjik, ishin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës së çmontimit të armëve, një biznesmen i lidhur ngushtë me Ramën e Pinari i caktuar si drejtor në ministrinë e mbrojtjes, që në kohën e qeverisë Nano.
      Shitja e armëve nuk ishte shkak i aksidentit por shkak i provuar ishte pakujdesia e pronarit që përfitonte duke punësuar puntorë të pakualifikuar , deri edhe fëmijë, pa çarë kokën për sigurinë dhe e personave përgjegjës të kontrollit të sigurisë.
      Llogjika e thjeshtë ta thotë se nëse dikush do të përfitonte nga shitja e armëve, ai do të bënte çmos që të mos ndodhte ai shpërthim pasi kshtu do të humbiste milionat e fitimit të shitjes.
      Akuza për Shkëlzenin si i implikuar në shitjen e armëve, [shtë lehtësisht e hetueshme.
      Ai dhe ish ministri i drejtësisë së asaj kohe, z.Bumçi, pretendojnë se firma është fallsifikuar qëllimshëm.
      Me mjetet e sofistifikuara teknike aktuale, ështe lehtësisht e mundëshme të provohet nëse firma është autentike apo e fallsifikuar.
      Përse nuk është bërë ky verifikim ?
      Edhe trafikanti amerikan i armëve Devirol, që kishte aluduar se ishte takuar me djalin e kryeministrit në marëveshjet tregtare, kur u ballafaqua me te në gjyqin e zhvilluar për te në SHBA, nuk e njohu Shkëlzenin.
      Pra alibia e rij për Shkëlzenin ra poshtë.

      1. pse lodhesh kot! keta jane fugshqyer. komentet i kane nga fuga gati! ti rri e vret trurin per ti shpjeguar ca debileve te debilizuar per cereksufllaqe!

        nuk e nderrojme dot popullin kurve qe voton ridhjerjen sepse ky eshte problemi ne thelb!

        nese duhet te harxhosh energji, perdore per te gjetur zgjidhjen e ketij problemi social kulturor

  8. Letra duket se eshte manover tipike nga ato te Rames qe shplan mutin e besnikeve te tij hajdute, me nje shurre ballit kur zihen me luge ne goje.

    1. jo jo nuk e ekstradon sepse humbet besimin teresisht tek njerezit e vet direkt ne veri , edhe tani ka humb shume, Dhe me dorezimin e radoicic serbise i iken besueshmeria tek strukturat dhe tek te tere serbet ne veri, qe i mban hem me hir hem me pahir, Pas kesaj ngjarjeje, situata do nje te shtyre qe nje pjese e veriut te pranoje kosoven , kuptohet ne mase te konsiderueshme , aq sa duhet per te nisur procesin e pakthyeshem te de coupling me serbine . llogarite serbet i bejne mire, kesaj rradhe doli nje sherbim sekret kunder politikes se dites , dhe prandaj dolen bllof te tere me Vucic, me Borell Lajcak, Hill Escobar etj , Te kishte ndodhur ngjarja sic e planifikuar, Kristofer Hill, Lajcak Borell Dhe Escobar do ishin ne ekstaze

  9. Gazetari mirenjohur gjerman si njohes i Ballkanit shkruan ne gazeten FAZ (Frankfurter Allgemeine Zeitung) :
    Edi Rama eshte kryeministri me i mire ne Tirane qe ka patur Serbia qe nga koha Pashicit…” (me tej eshte sot tek gazeta DITA)

  10. Thithlopët e gjobave, tarifave, të vilave në Gjirin e Lalzit, Palasë e Farkë, të kullave, fabrikave dhe pastrimit të parave, dolën si virgjëresha në dritaren e shtëpisë publike, duke treguar me gisht ‘gjobaxhiun’.

    ‘Investigimin’ e financuar gjoja nga USAID e mori përsipër njëfarë gazetari Naim Noka, i cili i kushtoi edhe një editorial moralist në portalin e tij publik.live.opinion i gazetarit ngel,sado i zoti mund te jet ne profesion

  11. Serbia i ka larguar disa nga trupat që kishte në kufijë, pasi u paralajmërua nga Anthony Blinken (naivi që e thërriste i gjithëfuqishmi Kurti). Sipas Blinken Serbia po akumulonte një armatim armatime dhe trupa ushtarake shumë të mëdha në veriun e Kosovës. Megjithë tërheqjen, armatime dhe trupa në numbër shumë të madh vazdojnë dhe mbeten aty.

    Këto janë mjaftueshëm shqetësuese saqë rreth 200 trupa të ri të KFORit janë zhvendosur nga Britania aty. Në thirrjen me telefon mes Blinken dhe Vuçiç, ky i fundit vetë pranon që Blinken e ka paralajmëruar për masa serioze nëse nuk terhiqen menjëherë.

    Përpos heroizmave, çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Me ç’po kuptohet, janë dy shtete që kanë pasur rol kryesor deri tani, këto janë SHBA (sigurisht) dhe Gjermania (huh?). Gazetat në Britani raportojnë për një bahkëpunim kyq mes SHBAsë dhe Gjermanisë që ka detyruar de-eskalimin, pa zgjidhje tjetër, për Serbinë.

    Ka një optikë të re, sidomos nga Gjermania që ka fillluar të shprehet përmes ambasadorit të saj në SHBA, që përkëdhelja e Vuçiçit është e kotë dhe që në Serbinë nuk kanë një negociues serioz. Vuçiç po mundohet ta vërë gjithë këtë në një kornizë ‘spastrimi etnik Serb’. Duket se e thotë këtë për inerci sepse plani ky ka qënë, që të inskenohej një pretekst për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të Kosovës.

    Këtu tani dalin në pah amatorizmat e diplomacisë së Albin Kurtit, dhe sa të rrezikshme janë ato. Sikur ky plan i Vuçiç të kishte funksionuar dhe sulmi i 24 Shtatorit të përfundonte me dhjetra të vrarë në manastir, mes tyre edhe priftërinj dhe murgj etj. Çfarë mbrojtje mund të kishte Kosova pas kësaj me një Kryeministër që kishte etiketuar Anthony Blinken si naivë, kërkonte ndërrimin e Lajçak dhe shkarkimin e ministrit të jashtëm të EUsë Borrell, prishur edhe me shtetin tjetër të vetëm Shqiptarë përbri dhe në sanksione nga EU për dërgimin me forcë të disa kryebashkiakëve në komuna jo me shumicë Serbe, por totalisht Serbe? Dhe duke marrë gjithashtu parasysh që Albin Kurti mëse një herë del në publik dhe flet për sovranizma nha SHBAtë etj.

    Ndërkombëtarët do kishin totalisht besuar Serbet dhe me shumë siguri so të kishin kthyer shpinën. Do të ishte lejuar një masakër e ngjashme me Bosnjën, dhe justifikimi do ishte një petull e bërë gati nga duart e Albin Kurtit. Deshët sovranitet, jepini armëve tani. Prandaj ankorimi i Edi Ramës te ndërkombëtarët është jetik, sepse aventurierë si puna e Albinit mund të hedhin shtetin në erë, mund të hedhin në erë gjakun e mijëra njerëzve me këto aventura kalamajsh.

  12. President Bythiqi ne siklet te madh pas doreheqjeve masive te kryebashkiakeve qe pastaj do sjell edhe zgjedhje te parakohshme te pergjithshme. Ky siklet i tij percillet njelloj edhe nga 2 loqet qe mba aty poshte tavolines se Open Ballkan, Rama e Zaja.

  13. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.FAKTE

  14. “S’e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin”, Berisha harron akuzat: Arritjet më të mëdha i kemi me Metën!

  15. E para forcë politike që futi dhunshëm metodën e “pezhishkave” në partitë tona, ishte Partia Demokratike. Nuk kishte strukturë lokale apo qendrore, të mos kishte rrjetin e vet të “pezhishkave”, dëgjuesit, regjistruesit, transmetuesit, vepruesit, dhe komanduesit e vet. Në Shqipëri nuk konceptohet dhe nuk mund të funksionojë dot politika pa përfshirë rolin dhe rëndësinë e rrjetit të “pezhishkave”.

  16. më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye…

    Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë… Jam shumë më i fortë se ju mendoni…Cubat e Lumneshit te salih karaxhicit mbas kaq kohesh e bene ate per te cilin jane paguar nga parate e boronicave te shkelzenit,frika ne palce e familjes berisha nga gerdeci e 21 janari,i dhunuari Zefi flet me fakte.

  17. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

  18. gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

    “E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *