• |
ide | kryesore

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Arkiva, Kryesore, Lajme
radojicici, milan



Brenda Milan Radoiçiçit, njeriut që akuzohet nga autoritetet kosovare, se qëndronte në krye të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, nga ku mbeti i vrarë një polic kosovar, fshihen njëkohësisht shumë fytyra.

Edhe biznesmen i madh edhe bandit kontrabandist; edhe zv/kryetar i partisë Lista Serbska edhe i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç; edhe investitor në rrugë, ndërtim, apo hoteleri edhe i shpallur në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë; edhe hero për serbët e veriut edhe kriminel për shqiptarët. Pas sulmit terrorist mbi policinë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se gjatë sekuestrimit të arsenalit të armëve të kapura janë gjetur dokumente të Milan Radoiçiç. “Kjo është lista e armëve apo lejeve zyrtare të institucioneve të Serbisë Radoiçiçit, ku janë edhe armët të cilat ai posedon”, tha Sveçla para gazetarëve.

Ndërkohë që një media boshnjake, ‘Istraga”, raportonte në platformën X se ai ishte plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policët shqiptarë dhe ndodhej në Serbi duke u kuruar, ministria e Brendëshme Kosovës botoi një foto (e madhe lart) ku pretendohej se ai gjendej në krye të trupave brenda manastirit në Banjskë të Zveçanit. Ishte apo s’ishte? Ka hyrë në Kosovë apo, ka arritur të dalë prej saj? Lapsi.al ka hetuar dritë hijet e këtij momenti që janë ato të krejt jetës së këtij 45 vjeçari të lindur në Gjakovë, që u bë i njohur në skenën publike këtu e dhjetë vite më parë.

Nga nacionalistët serbë Radoiçiçi përveçse si mbrojtës i tyre në veri të Kosovës, ai njihet edhe si njeriu që ka biznese të përbashkëta me një tjetër kriminel dhe kontrabandist kontrovers, Zvonko Vesellinoviçin nga Zveçani. Shpesh kamionët që bllokojnë rrugët në veri dyshohet se janë pjesë e flotës prej 32 makinash të tonazhit të rëndë, që ata u akuzuan se i rrëmbyen forcërisht nga kompania “Hipo Alpe Adria Lizing. Ata janë bashkëpronarë firmës së ndërtimit, INKOP, si dhe posedojnë një hotel në stacionin ‘IN” të skijimit serb në Kopaonik.

Përveçse si një njeri i parave, me kalimin e viteve Radioiçiçi ka imponuar edhe një profil politik. Ai është zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe pak muaj pas vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, më 2018. Ai është akuzuar se ka gisht në këtë vrasje, por këto dyshime nuk janë vërtetuar dot në rrugë gjyqësore. Personalisht ai e ka përshkruar akuzën e autoriteteve të Kosovës ndaj tij si deredhi shqiptare për ta eleminuar politikisht.
“… sepse e di se unë, së bashku me miqtë e mi dhe vëllezërit e mi, jemi ndër të paktët që mund t’i kundërshtojmë në synimet e tyre për të nëpërkëmbur dhe përvetësuar veriun e Kosovës e Metohisë dhe për të nënshtruar popullin serb”, ka deklaruar Radoijçiçi. Pjesmarrijen e tij në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Ivanoviç e ka mohuar me gojën e tij edhe vetë presidenti Aleksandar Vuçiç. Në vitin 2018, ai i doli në mbrojtje Radojçiqit gjatë një interviste në televizionin publik duke i mohuar akuzat në drejtim të tij. “Milan Radojçiçi, natyrisht, s’është akademik, as piktor, as shkrimtar. Pikërisht për këtë, dhe për disa gjëra të tjera ai s’mund të jetë krenar. Për to as ne s’jemi të lumtur, por ama, ai gjithmonë është në vijën e parë të mbrojtjes në Mitrovicën e Veriut,” – tha atëherë Vuçiçi që e konsideroi si “njeriun numër një” për mbrojtjen e Veriut të Kosovës.

Dyshimet e përfshirjes së tij në vepra kriminale kanë bërë që ai të jetë një i kërkuar i përhershëm i organeve ligjzbatuese të Kosovës. Pas akuzave për vrasje, mbi të kanë rënduar edhe ato për friksim dëshmitarësh në aferën e ndërtimeve pa leje në malin dhe stacionin e skive në Brezovicë.
Por deri me tani Radoijçiçi ka ditur te shpetoje. Ai i ka bërë të tijat hyrje daljet klandestine në kufirin që ndan Kosovën me Serbinë. Në shkurt 2022, ai i dredhoi policisë në pikën kufitare në Bërnjak.

Lapsi.al ka raportuar se në korrik, ai u rifut sërish në mënyrë ilegale dhe përmes një video-mesazhi, proklamoi se serbët e dinë se çfarë do të thotë për ta kthimi i tij në Kosovë.
Pikërisht për këto arsye emri i tij ka shkaktuar shpesh grindje mes krahve të politikës shqiptare në Prishtinë që e akuzojnë njëra tjetrën për flirtim me këtë biznesmen, politikan me profil kriminal. E fundit në radhë që u përball me këto akuza ishte kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila. Ajo dëgjohej gjatë një bisede të përgjuar, të transmetuar nga Nacionale.com të fliste me politikanin e anatemuar. Ngjarja bëri shumë bujë sepse kur ishte në opozitë Vetëvendosja i kishte masakruar verbalisht pushtatarët që qenë takuar me Radoiçiçin. Më 2017, mediat raportuan se Radoiçiçi ishte takuar me kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) Behxhet Pacolli, në një jaht luksoz në Mal të Zi. Më 2018, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, e priti atë në zyrat e qeverisë. Haradinaj deklaroi se ata janë takuar sebashku edhe me ish presidentin Hashim Thaçi, ama përpara se ai të qe shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Edhe vetë Radoiçiçi i ka pranuar këto kontakte gjatë një interviste për Klan Kosovën në mars të vitit 2019.
Por, që kur ai u shpall në listën e zezë të SHBA-së gjithçka ka ndryshuar. Në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit e sanksionoi Radoiçiçin, bashkë me partnerin e tij në krim dhe biznes, Zvonko Vesellinoviçin.
Ata të dy, së bashku me dhjetë persona të tjerë, akuzoheshin si prijësit e një grupi të organizuar kriminal, që merrej me kondrabandimin e armëve, korruptimin e zyrtarëve dhe tregtinë e paligjshme të mallrave, parave dhe narkotikëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një pjesë të këtyre armëve, madje dhe municione të rënda, Radoijçiçi, mund ti ketë shpënë edhe në Banjskë, nëse ashtu sikurse pretendojnë autoritetet e Kosovës, ai ishte teroristi që i priu njësitit me 30 vetë që kishte planifikuar një aksion kriminal.

©Lapsi.al

 



18 Comments

  1. Edi Rama tha qe Serbet kishin te drejte ndersa Albini gabim
    Sic duket Rama ka pasur te drejte si i shitur dhe ridhjere ne goje nga Vucic

    Akt i paster terrorist nga Vucic me mekanizmat e tij te Listes Serbe ne kosove, me radoicic etj

    1. Të merret me Ramën një thjeshtak si puna jote është sikur të merret me teorinë e relativitetit ujku i Cërrikut.

    2. NUK ESHTE FAJI SHQIPTAREVE PER CFARDO FORME REFLEKTIMI TE BEJNE NE UNITET APO INDIVIDUALISHT NDAJ KUJDO QE PER MBI 100VJET JU KANAN BER PADREJTESI NE SJU KEMI DETYRUAR TU BEJM PADREJTESI thotë:

      PAMESHIRSHEM DO BJER NDESHKIMI HAKMARRJA NDAJ KUJDO QE SHQIPTARVE JU KA BER PADREJTESI DHE VAZHDON TJU BEJN SHQIPTARET NUK FALIN PERDERI SA ASKUSH NUK FAL TE DREJTEN E TIJE DHE REFLEKTON ASHPER NDAJ PADREJTESIS MATUNI MIR KUR TE MENDONI FJALEN PADREJTESI DHE SHQIPTAR SE DO MERRNI HAKUN PA ASNJE HEZITIM 1nese vriten SHQIPTAR+édo vriten armiq te tyre

    3. PADREJTESIJA U KRIJUA SI SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET JO SISTEM JETE QE E MENDOJN DISA thotë:

      TANI ZBERTHEHEL LEMSHI ORGANIZIMIT PJESMARRJES DHE .VEN PIKEN MBI I TE DESHTIMIT FAJIT DHE CMIMIT KET RRADHE SERBET NUK KALOJN PA U LAGUR MBASI KJO JEP RRAKSION ZINXHIR NE DEM TE TYRE ESHTE .VLERSIM NGA NDERKOMBETARET DHE PERFUNDON ME AKTE LIGJORE PADREJTESIJA KA EMER DESHTIM DHE CMIM QE PAGUHET

  2. Sic duket Rama me Vucic po bejne plane me Sorros per konferenca globale per kriza inekzistente me radoicic .

    Rama kllouni qe shet edhe aneten ne boten tjeter per nje grusht dollaresh me shume

  3. Të gjithë që i hakërrehen atij, kanë parasysh atë skenën, kur ai del menjëherë pas humbjes, thotë atë fjalinë klishe “kjo ishte vjedhja më e madhe në histori” e zgjedhjeve dhe pastaj premton se do hakmerret me protesta dhe do rrëzojë qeverinë e krimit.

    Kanë kaluar gati 48 orë dhe ai nuk e ka bërë atë që ka bërë gjithë jetën për 32 vjet.

    Pak u duket kjo?Shiko fytyren e salih karaxhic berisha te kuptosh fytyren e vellait te tij serb Radoicicit dhe i ke thene te gjitha

  4. Mga anët tona i themi me shku për lesh dhe mu kthy i rrum. Kanë shkuar për të vrarë Kosovarët, dhe janë l kthyer me kufoma në krah. Bravo Kosovës. Kur të nisen prapë për në Kosovë, do ju dridhen leqet kur ti afrohen kufirit.

  5. Padyshim që marja e jetës së dëshmorit të policisë së Kosovës është një tragjedi e madhe për familjen e të afërmit e tij, por kjo vrasje e pabesë tregoi fytyrën e hapur kriminale të Vuçiçit e duhet të shërbejë për disa politikanë europianë që ti lënë mënjanë mbështetjet e tij e paradoksalisht ndëshkimet e Kosovës martire.
    Ka deklaruar publikisht Vuçiçi se unë nuk do ta njoh kurrë pamvarësinë e Kosovës e pas kësaj ngjarje ka shkuar edhe më tej, duke shpallur ditë zie për Serbinë për vrasjen e kriminelëve terroristë të udhëhequr nga krimineli Radoiçiç i shpallur non grata nga SHBA e Britania.
    Nëse Spanja apo Sllovakia do të ishin sulmuar nga ndonjë shtet fqinjë i tyre, a do të dilnin Borelli e Lajçaku që ti bënin thirrje qeverive të tyre të mos reagojnë por të bëjnë “bisedime paqësore” ?

  6. heshtja eshte tregues qe dhe imbecilet me te flakte te Foltores kane nisur te mendojne, heshtja totale eshte tregues i tronditjes totale.

    Ky eshte moment teper i volitshem psiqikisht, sepse eshte momenti qe tregon se dhe fanatikeve me te medhenj u eshte tronditur bindja se Berisha mund t’i sjelle ne pushtet.

  7. Janë dy çështje të ndryshme dhe të dyja vepra penale. Tek e para ka vrarë 26 vetë, për t’u bërë milioner me fishekët e shtetit shqiptar. Tek e dyta ka vrarë vetëm Kosta Trebickën dhe ka marrë më qafë dy biznesmenë amerikanë që kanë bërë burg, kurse vet nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.Mendoj qe po.

    1. nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore

  8. Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK, ndjekësit e “masakrojnë” për aferën e ish-kompleksit “Partizani”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *