• |
ide | kryesore

Radojiçiç pranon se drejtoi sulmin terrorist në Banjskë

Arkiva, Të fundit
radoicici



Milan Radojiçiç ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator kur grupi terrorist i financuar nga Serbia u fut ilegalisht në Kosovë dhe sulmoi Policinë e Kosovës duke lënë të vrarë një pjesëtar të saj.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në Beograd, përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç.

Lexo me tej:

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë

Avokati, duke e lexuar letrën e Radojiçiç-it, ka thënë se për veprimet e tij ai nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në Veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar ndihmën e tyre.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen terrori”, ka thënë ai, nëpërmjet avokatit.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *