• |
ide | kryesore

Nis sot aplikimi për lotarinë amerikane, 1 muaj kohë për t’u regjistruar

Arkiva, Lajme
lotarinë



Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, për të gjithë ata që duan të ndjekin rugën drejt Amerikës.

Aplikimet hapen sot dhe mbyllen më 7 nëntor, pra më shumë se 1 muaj kohë për t’u regjistruar në programin “DIVERSITY VISA”.

Ambasada e SHBA ka vendosur në dispozicion faqet për informacion dhe aplikimin.

Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2025 fillon të mërkurën, 4 tetor 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore e Ditës (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 7 nëntor, 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Standarde Lindore (EST) (GMT-5). Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.

“🇦🇱 Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y.
📌Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”, njofton ambasada e SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *