• |
ide | kryesore

PS dorëzon në Kuvend rezolutën/ Dënon sulmin në veri të Kosovës

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës.

“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”- thuhet në kërkese.

 

Në rezolutë thuhet se PS, dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës më datë 24 shtator 2023, i cili i mori jetën një punonjësi të Forcave të Policisë së Kosovës dhe shkaktoi dy të plagosur në radhët e saj. Mes tjerash kërkon nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *