• |
ide | kryesore

Selena Gomez flet për raportin me Dua Lipa pas aludimeve

Paparazzi



Selena Gomez ka reaguar ndaj spekulimeve për nje debat mes saj dhe Dua Lipa pasi fansat vunë re se artistja e ” Calm Down” nuk e ndiqte në Instagram.

“Ishte një aksident!” shpjegoi Selena për Fast Company. “Unë po hiqja disa persona nga Instagrami im. Pastaj dikush më komentoi: “Çfarë ndodhi me Dua?”

Dhe megjithëse sqarimi zyrtar i Selenës vjen disa muaj pas situatës, ajo  bëri përpjekje për të treguar mbështetjen e Duas në atë kohë. Në fakt, themeluesja e Rare Beauty ndau një postim në të cilin kishte veshur një veshje nga bashkëpunimi i këngëtares “Levitating” me Versace. Ajo shkroi, “Një moment i vogël Versace/Dua”.

Ky nuk është i vetmi thashethem për grindje muzikore që Selena i është dashur të reagojë kohët e fundit.

Në gusht, ajo dhe kolegia e saj në Disney Channel, Miley Cyrus, njoftuan se do të publikonin këngët e tyre: “Single Soon” dhe “Used To Be Young”, respektivisht, në të njëjtën ditë. Dhe kjo, sigurisht, nxiti dyshime tek shumë njerëz që pyesnin veten nëse publikimi ishte i rastësishëm.

Megjithatë, Selena dhe Miley hodhën poshtë pretendimet. “@mileycyrus dhe unë do publikojmë këngënt në të njëjtën ditë,” shkroi Selena në Instagram Story më 18 gusht. “Ne kemi qenë mike që kur ishim të reja. E emocionuar për 25 gusht!”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *