• |
ide | kryesore

Britney Spears së shpejti një libër të dytë pë jetën e saj

Paparazzi


Britney Spears u shpreh se do të publikojë së shpejti një libër të dytë që tregon shumë detaje të pazbuluara për publikun rreth jetës së saj.

“Vëllimi 2 vjen pas 1-së  !!! #TheWomanInMe,” shkroi Spears përmes Instagram të martën së bashku me një video.

Ndërsa artistja tashmë është duke punuar për një vazhdim, kujtimet e saj të ardhshme, “The Woman in Me”, do të përfshijnë “bomba” për jetën e saj.

“Është Britney që tregon historinë e saj  krejtësisht të pafiltruar – të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën”, tha një burim ekskluzivisht për Page Six në shtator. Insajderi shtoi se ishte “padyshim intensive” që Spears të rijetonte të kaluarën e saj.

“Ju lexoni disa nga historia e saj familjare në libër dhe mendoni, ‘Oh Zot, gjynah kjo vajzë,” tha burimi, duke shtuar se ajo “detajon historinë e saj familjare, nga gjyshërit deri te prindërit.”

Vetë Britney foli për kujtimet e saj në Instagram në korrik, duke thënë: “Unë e kam bërë shumë terapi për ta realizuar këtë libër, kështu që uroj ta pëlqeni. Dhe nëse nuk ju pëlqen,nuk ka problem.”

Publikimi i librit vjenmuaj pasi Asghari paraqiti kërkesën për divorc nga Spears në gusht pas një viti martesë. Pas ndarjes, ajo pati një romancë  me ish-punonjësin e saj, Paul Richard Soliz, i cili ka një të kaluar kriminale./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *