• |
ide | kryesore

Ministri i jashtëm grek tregon ç’ndodhi në takimin me Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
jashtëm


Kryeministri Edi Rama takoi sot ministrin e jashtëm të Greqisë, Giorgos Gerapetritis i cili ndodhej në Tiranë me rastin e ministerialit të “Procesit të Berlinit”.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk dha detaje për takimin duke e kaluar vetëm me dy foto në Facebook ku Rama dukej i qeshur për të dhënë përshtypjen e një takimi miqësor.

Por kreu i diplomacisë greke jep një tjetër panoramë të takimit që duket larg asaj të toneve miqësore. Gazeta “Protothema” publikoi një koment që Gerapetritis dha për gazetarët grekë duke u shprehur se me Ramën ka ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti europian i së drejtës dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, – theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis. Më tej ai tha se me Edi Ramën ka biseduar për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe. Më herët ai u takua edhe me homologun shqiptar, Igli Hasani.

“Jam i informuar si për çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, si dhe mbi të gjitha kërkesat për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore dhe kulturore të kryer”, – nënvizoi ministri i Jashtëm grek në deklaratën e tij. Para përfundimit të vizitës, Giorgos Gerapetritis vizitoi edhe ambasadën greke në Tiranë. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje, me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza.

    Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *