• |
ide | kryesore

Vdes në spital foshnja 8-muajshe/ Prindërit kallëzim në Prokurori për neglizhencë

Lajme, Të fundit
shkoderspitali.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën një foshnjë 8-muajshe. Mësohet se foshnja ishte shtruar në spitalin e Shkodrës dhe më pas është sjell në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në spitalin e Shkodrës foshnja ka qëndruar për një ditë dhe më pas është sjell në kryeqytet,

Sakaq familjarët kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë nga ana e mjekëve. Foshnja, ka ndërruar jetë në intubim. Po ashtu mësohet se kishte nevojë për transplant zemre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas spitali i Shkodrës e ka dërguar në Tiranë. Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *