• |
ide | kryesore

Rekrutonin shqiptarë për grupe terroriste/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e pjesëtarëve të “xhihadistëve”

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e pjesëtarëve të grupit të “xhihadistëve”, që rekrutonin shqiptarë, dhe i dërgonin për të luftuar për grupimet terroriste ISIS dhe Al Nusra.

Ndaj Orion Reçit dhe Verdi Moravës do mbetet në fuqi vendimi i Apelit, që i shpalli ato fajtor duke i dënuar me 13 vite burg.

Në nëntor të vitit 2016 nëntë të akuzuarit për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri për të luftuar për grupimet terroriste atje, u dënuan me vendim të formës së prerë.

Për çështjen shpallën fajtor dhe u dënuan Bujar Hysa, i akuzuar si drejtues i grupit, u dënua me 18 vjet burg ndërsa Gerti Pashja e Genci Balla u dënuan me nga 17 vjet. Zeqir Imeri u dënua me 16 vjet ndërsa Verdi Morava, Orion Reçi e Edmond Balla u dënuan me nga 13 vjet. Fadil Sylejmani u dënua me 12 vjet ndërsa Astrit Tola u dënua me 7 vjet. Në total, dënimi për ta është 126 vjet. Vendimi u dha më 30 nëntor të vitit 2016, ku ata u shpallën fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë me 126 vite burg në total, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 152 vite për nëntë të pandehurit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *