• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta rikuperon dy gola, por e fundos Vecino: Lazio fiton, Sarri përjashtohet

-Instant, Sport, Video
Lazio



Pas suksesit në Glasgow, Lazio rigjeti fitoren edhe në kampionat duke mposhtur 3-2 Atalantën në fund të një ndeshjeje me ritme mjaft të larta. Pas 11′ minutash bardhekaltrit e panë vetën në 2-0. Autogoli i De Ketelaere dhe Castellanos u duk se drejtuan ndeshjen. Por Atalanta mori kontrollin e ndeshjes. Ederson rihapi takimin me një goditje me kokë në minutën e 33′. Pastaj në minutën e 63′ një tjetër goditje me kokë, ajo e Kolasinac, barazoi rezultatin. Në fund Vecino, me një asist të Castellanos, u kujdes për t’i dhënë tre pikët teknikut Sarri, i cili u përjashtua nga fusha.

Lazio shënoi dy gola në 11 minuta, por pësoi një rikthim të frikshëm nga Atalanta, përpara se goli i vonuar i Vecino të vendoste ndeshjen. Përfundoi 3-2 në Olimpico, në fund të një ndeshjeje intensive dhe spektakolare. De Ketelaere hapi rezultatin me autogol në minutën e 5′, Castellanos dyfishoi rezultatin, duke futur në rrjetë një krosim të Felipe Anderson në minutën e 11′. Bergamaskët patën meritën të mos dorëzoheshin. Në minutën e 33′ Ederson rihapi ndeshjen me kokë, pastaj në krosimin e Ruggeri, barazoi Kolasinac. Por nuk kishte mbaruar, sepse në minutën e 83′ Vecino në gjysmë-kthesë arriti t’i japë tre pikë Lazio.

Lexo më tej: Video/ Genoa dënohet nga Pulisic, ‘portieri’ Giroud shpëtoi rezultatin: Milan i vetëm në krye të Serie A

MONZA 3-0 SALERNITANA

Monza mundi 3-0 Salernitana në ndeshjen e javës së tetë të Serie A duke marrë suksesin e dytë radhazi në kampionat. Monza bashkohet me Lecce në vendin e shtatë, me 12 pikë. Pjesa e parë ishte e dominuar nga skuadra briancole, e cila zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 9′ minutash me Colpani. Vendasit gjetën dyfishimin në minutën e 18′ me golin e parë të tealentit Vignato në Serie A (në debutimin e tij si titullar). Në pjesën e dytë skuadra kampane tentoi një reagim. Ata iu afruan golit më shumë se një herë, por u përballën me një super Di Gregorio. E në fund morën trisin e Pessina me penallti. Sousa mbetet në vendin e parafundit në renditje në pritje të rezultatit të Cagliari. Tani pankina e tij është e lëkundur.

FROSINONE 2-1 VERONA

Frosinone vazhdon të ëndërrojë për një renditje të lartë, duke arritur në 12 pikë pas 8 javësh. Skuadra e drejtuar nga Di Francesco mposhti Hellas Verona me një supremaci që shkon përtej rezultatit 2-1. Vendasit dominuan në zonën ofensive dhe në krahë, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. Golat erdhën pikërisht nga krahët, me avantazhin e Reinier (46’pp). Llogaritë i mbylli një Soulé gjithnjë e më vendimtar në minutën e 66′. Goli i Djuric (93′) dhe presioni i fundit i Hellas ishin të kotë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *