• |
ide | kryesore

Vlorë/ 23-vjeçarja përplas 6 makina të parkuara, dërgohet në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Qafë Thanë, makina përplas turistin polak



Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në Vlorë.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *