• |
ide | kryesore

Zveçla nxjerr dokumentet: Në sulmin e Banjskës, i përfshirë edhe shoku i djalit të Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit
sveçla



Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla ka njoftuar se në vendin ku grupi terrorist sulmoi policinë e Kosovës para dy javësh është gjetur dokumenti personal dhe vetura e Milorad Jevtiç. Sveçla thotë se ai si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiçit në Kosovë, ai kishte qenë me të në makinë.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic, gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”, – shkroi Sveçla në Facebook.

Milorad Jevtiq, thotë ministri, “është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”. Sveçla tha se “mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi”, – shkroi Sveçla. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O Zveçla !
    Shikoni mos i bëni ndonjë gol Serbisë ju kur luan kundër Zvicrës,se për tjetër gjë nuk jeni …
    Serbi ju ha për darkë dhe u bën në mëngjes juve!
    Shkurt Amerikës i duhet një ” front i dytë” kundër Rusisë se po telendiset në Ukrainë ( ofensiva e pranverës e ushtrisë ukrainase,hahahahaaa), dhe ju përdor mish për top ju!
    Ruajuni nga lufta për hatër të fëmijve tuaj se po nisi,do na vini këtej me laçkë e plaçkë,dhe po qe në krye të Amerikës atëhere ndonjë idiot tip Trump, mbetët rrugëve.

    1. Lexoni komentet e ketyre Te PS,keta Kan gjak shkau ,ju dhimet djali i vuqiqit sepse Kan vllau nga ramoviq,e fara ju hupt se Ju veq shqiptar Nuk Jeni…!!!

  2. Mos u bani qesharake me keto lajme! “Shoku i djalit te vuqiqit” Edhe djali Vuqiqi t sikur te jete nuk asht pergjegjesi e tije, sepse asht madhor e ban si do vete. Juridikisht nuk ka pergjegjsi fare per te birin,o kaqola!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *