• |
ide | kryesore

Berisha publikon videon e atentatit ndaj Salvador Kaçit më 14 maj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e atentatit ndaj ish-kryetarit të Komunës së Shëngjimnit, Salvador Kaçi, ngjarje kjo e ndodhur më 14 maj ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Në video duket një makinë e bardhë që i zë rrugën makinës ku udhëtonte Kaçaj me të birin, teksa dy persona dalin për ta qëlluar me armë, por shoferi i makinës ecën mbrapa dhe largohet nga atentatorët.

“Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit, mbeten dëshmi flagrante e asaj që kemi thënë se në këtë farsë, krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim.
Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.
Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.
Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit.
Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër”- u shpreh Berisha në nje dalje per mediat. 



7 Comments

  1. Nje shekul gati po behet qe jemi ne pushtet. Pregatituni te rrini ne opozite 5 shekuj aq sa ka ndejtur

    Turqia. U kemi mundur e do tu mundim me te gjithe mjetet, me te gjitha format, se jemi me te zotet.

    Edhe ky brez do kete pretendime sadopak, por brezi dhe brezat qe do vijne , ju s’do keni as pretendime

    per pushtet sepse do te jeni hyzmeqaret tane. Shqiperia eshte e jona dhe ju do te jeni vetem sher

    betore, bile edhe ate e kemi me medyshje a tu leme apo tu shporrim nga Shqiperia se kemi mjaft

    kerkesaa nga Bangladeshi dhe India.

  2. Nëse se ke ironi 13 :50 OK nëse jo
    Te na hash mune
    Ja ke fut fukarenjve si rraca jote e qelbur
    Rraca hysmeqari
    Pasanike mund të bëheni po fisnike jo .

  3. paska fillu pun si Tan Hoxha ky. Si nuk shpalose nje program se cfar do besh ndryshe nga keta tani. per cfar te te votojn njerezit, se del aty e ben denoncime te tipit katunari digjital pa prova e pa gje. Nqs e ke seriozisht coi ne prokurori, po mos u bej me bajat se cje. Lerja kete pun Tan Hoxhes deh Kliodiana Lales, ti bej ate qe duhet te besh, te frymezosh njerezit, te japesh alternativa te kesh programe te mire e te besueshme. U mesut me strategji rehati ju, hajde se do na votojn prap se do harrojn ckemi ber e do merziten shum me kete e eshte. Jeni te gjith tyryfyle pa programe e vec me nje ambicie, te kapim pushtet qe te vjedhim e te vjedhim qe te kapim pushtet. Jeni te gjith nga 90 e ketej plehra, hajduta, sundimtar, pa vizion e pa cip.

  4. Do kesh pushtet aq sa ka ish -zv. kryeministri sot, i ndodhur ne arrati. Eshte problemm se bangladeshasit dhe indianet do te martohen dhe detyrohesh ti besh dhendurre

    1. Tamam 16:08.Tamam se do bëjnë dhëndurët dhe nuset. Por mund të ndodhi që pastaj do bëhen ata zotër sepse shumohen shumë. Nuk e di. Dhe unë mendoj se ka ironi në atë ça thotë 13:50 por bashkohem me Krastën kur thotë që i pasur do të thotë fisnik ,një veti e rallë që e zotërojnë të tjerët e jo ju bijtë e hyzmeqarerëve të dikurshëm. Pastaj ka dhe një fjalë që dardha e ka bishtin prapa. Do rrojmë e do shohim se deri kur do vazhdoni. E keqja e ka një fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *